alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Shqipëria, “hani pa porta” i Bablokut: Dyndje për shtetësi shqiptare pas shpalljes së amnistisë fiskale

04/07/2022, 11:38
ne Anti-Mafia, Kryesore
A A
Shqipëria, “hani pa porta” i Bablokut: Dyndje për shtetësi shqiptare pas shpalljes së amnistisë fiskale

Shqipëria, “hani pa porta” i Bablokut: Dyndje për shtetësi shqiptare pas shpalljes së amnistisë fiskale

Kryeministri Rama, pasi e ka bërë shtetin e vendin një çiflik të tij, të ministrave të tij, të Sali Berishës, Ilir Metës, oligarkëve e trafikantëve; me projekt-ligjin e amnistisë fiskale po e bën “Han pa porta”, për të futur dhe pastruar milionat e zeza jo vetëm nga hajdutët e Shqipërisë, por për çdo të huaj që merr shtetësi shqiptare apo regjistron një logo biznesi, pasi për qeverinë, futja e miliardave është shpëtim në këtë kohë kur buxheti ka falimentuar nga borxhet, korrupsioni, vjedhjet, evazioni i lejuar fiskal, PPP-të etj.

Kasta qeveritare, oligarkët e grupet kriminale, po e trumbetojnë amnistinë si “fuqizim ekonomik”, ndërsa shoqëria dhe grupet e interesit që kanë zbatuar ligjin, po e cilësojnë “krim shtetëror”, për të rehabilituar të gjithë ata që kanë “prodhuar” miliona Euro e pasuri të zeza.


-Lexo edhe:

Të pickoftë Anisa!

As armët bërthamore dhe as raketat; cilët do ta vendosin rendin e ri botëror pas lufte

Por me shumë interes, Amnistia Fiskale e Edi Ramës është pritur jashtë Shqipërisë, nga individë e grupe kriminale, bosë trafiqesh e madje edhe ish- politikanë e qeveritarë, të cilët pas shpalljes së projekt- ligjit, janë dyndur për të marrë shtetësi shqiptare.

Burime nga Ministria e Brendshme, kanë bërë me dije për “Pamfleti”, se mijëra shtetas të rajonit tonë; si dhe grekë, italianë, polakë, hungarezë, anglezë, spanjollë, bullgarë, turq, qipriotë, indianë, holandezë, çekë, azerbajxhanas e deri brazilianë, po nxitojnë  të bëhen shtetas shqiptarë.

Të huajt nga vendet që përmendëm, por dhe të tjerë që janë në Shqipëri për biznes e arsye të tjera, aplikimet i kanë bërë në drejtoritë e policive të qarqeve ku janë deklaruar si rezidentë.

Ndërsa sipas ligjit nr. 113, datë 29.7.2020, të huajt që nuk janë në Shqipëri, aplikimet po i bëjnë në zyrat konsullore shqiptare, ku sipas informacionit, ka kërkesa të shumta, sidomos në Greqi, Itali, Angli, Zvicër, Spanjë, Hungari, Bullgari, Gjermani, Turqi, Holandë, Azerbajxhan etj.

Ndër ta ka dhe shumë qytetarë që e kanë lënë shtetësinë shqiptare para 15-20 vitesh, ndërsa pas shpalljes së Amnistisë, duan ta marrin përsëri, siç duket për të ligjëruar milionat ilegale që kanë.

Sepse shohin, që kryeministri Rama, pasi e ka bërë Shqipërinë çiflik të tij, të ministrave të tij, të Sali Berishës, Ilir Metës, oligarkëve e trafikantëve; me projekt- ligjin e Amnistisë Fiskale, po e bënë “han pa porta” për të futur dhe pastruar milionat e zeza të botës.

Këtë të drejtë e kanë jo vetëm hajdutët e Shqipërisë, por çdo i huaj me shtetësi shqiptare apo me një logo biznesi në Shqipëri; mbasi për qeverinë, futja e miliardave është shpëtim në këtë kohë kur buxheti ka falimentuar nga borxhet, korrupsioni, vjedhjet, evazioni i lejuar fiskal, PPP-të etj.

Dhënia e shtetësisë shqiptare, ka disa kushte e filtra të fortë ligjor, të cilat duhet t’i bëjë Ministria e Brendshme, në  mbikëqyrjen e Ministrit të Brendshëm, nga i cili miratohen kërkesat.

Por deri në 2 milionë Euro, pasuri, sende me vlerë, ikona e vepra arti të pa deklaruara e të pa regjistruara, i kanë vetëm trafikantë emigrantë e shtetas të huaj, me probleme ligjore në vendet e tyre.

Përballë këtij fakti, bëhet pyetja: – A do t’i filtrojë Çuçi i Bablokut, të huajt që kërkojnë shtetësi shqiptare, apo do t’i kalojë “derr në thes”, mjafton të sjellin deri 2 milionë Euro në Shqipëri?

Ka sinjale, se të gjithë do “shqiptarizohen” dhe në shkelje të ligjit, mbasi ministri Çuçi ka “ligj” vetëm fjalën e Edi Ramës, bërë emigrantëve e të huajve, që t’i sjellin milionat ilegale në Shqipëri.

Kjo thirrje, ka joshur “çunat shqiptarë” të Anglisë, Italisë, Spanjës, Turqisë, Holandës, Zvicrës, Norvegjisë, Moldavisë, Maltës, Greqisë etj., por edhe “çuna” të huaj, që vetëm me pagesën 30 Euro, mund të bëhen shtetas shqiptarë e të përfitojnë nga Amnistia Fiskale.

Sipas informacionit, kryeministri Rama ka urdhëruar, që afati fundor për të dhënë shtetësitë shqiptare për efekt të Amnistisë Fiskale, të shtyhet deri në qershor 2023, si gjoja “kërkesë nga populli”./Pamfleti

ProMarketing
smile
Lajmi Tjeter

Salianji rrezikon burgun, shpërthen Berisha: Rama po tenton t’i marrë mandatin

Liberalizimi i vizave dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës, Finlanda dhe Irlanda mbështesin Kosovën

Lajmi i Dites

Pse heshti Sali Berisha për kullën “Skënderbe”, që Viktor Ndoci e Ylli Braka po e ndërtojnë me para kokaine?

Pse heshti Sali Berisha për kullën “Skënderbe”, që Viktor Ndoci e Ylli Braka po e ndërtojnë me para kokaine?

19/08/2022, 11:56

Lajmet e fundit

E pyesin për Enkelejd Alibeajn, ngec Berisha para gazetarëve: Përgjigjen ju a jap kur të kemi rezultate!

19/08/2022, 13:54

Të pickoftë Anisa!

19/08/2022, 13:34

Berisha: Tre lëvizjet e Ramës për “thithjen” e kriminelëve në Shqipëri

19/08/2022, 13:12
A do t'i rrëzohet Qeveria? Abazoviç flet para seancës së votëbesimit në parlamentin malazez: I pranoj të dyja verdiktet

A do t’i rrëzohet Qeveria? Abazoviç flet para seancës së votëbesimit në parlamentin malazez: I pranoj të dyja verdiktet

19/08/2022, 13:12

Rama ligj për ta nxjerrë nga politika, tërbohet plaku “non-grata”: Bëje po t’a mbajti!

19/08/2022, 12:59

Krimet nga të huajt problem serioz në Britani, ministrja e Brendshme paralajmëron emigrantët shqiptarë: Ne nuk do të ndalemi

19/08/2022, 12:38
Currently Playing

Fortex

Fortex

00:00:08

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

    The Instagram Access Token is expired, Go to the Customizer > JNews : Social, Like & View > Instagram Feed Setting, to refresh it.

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In