Politike23 Shtator 2022, 10:02

Shqipëria heq vizat me Kazakistanin

Shkruar nga Pamfleti
Shqipëria heq vizat me Kazakistanin

Shqipëria ka firmosur heqjen e vizave me Kazakistanin. Nga ky vendim pritet që të përfitojnë deri në 5 mijë shqiptarë që shkojnë për të jetuar dhe punuar në Kazakistan.

“Me Ministrin e Jashtëm të Kazakistanit, Tileuberdi Mukhtar nënshkruam në Nju York marrëveshjen për heqjen reciproke të vizave mes dy vendeve.

E bindur se kjo marrëveshje do të kontribuojë në intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë dypalësh, në lirinë e lëvizjes dhe kontaktet e qytetarëve tanë” shkruan Xhaçka.

Politike Kazakistan Shqipëria Vizat