
Shqipëria lëkundet sërish nga tërmetet, ja sa ballë ishte dhe ku u zhvendos epiqendra
Tërmetet në Shqipëri nuk kanë të mbaruar. Pas shumë lëkundjeve që janë ndjerë ditët e fundit në vendin tonë, tashmë një tjetër tërmet është regjistruar pak pas mesantës.
IGJUM raporton se lëkundjet janë ndjerë rreth orës 00:07, ku epiqendra ka qenë në Fushë-Krujë.
Tërmeti ka qenë me magnitudë të vogël, 1.3 ballë dhe për fat të mirë lëkundjet nuk kanë qenë të forta.
Kohët e fundit në Shqipëri tërmetet kanë qenë të pafundme, ku shumë qytete kanë ndjerë edhe lëkundje të forta; si p.sh në Rrogozhinë në Burrel, pa harruar edhe tërmetin e datës 04 korrik të këtij viti ku 40 lëkundje tronditën Tiranën brenda 1 ore, magnituda e së cilës ishte 6 ballë.