
Ku gjendet Shqipëria mes krimit dhe trafiqeve?
Për gazetarin Lorenc Vangjeli, krimi i organizuar në ditët e sotme ka bërë një kapërcim “cilësor” në vend. Sipas Vangjelit, paratë që vijnë nga veprimet e pista vrasin paranë e pastër, dhe duke u investuar në mënyrë të keqe dhe kjo shkatërron strukturën normale të shtetit.
“Krimi ka bërë një kapërcim cilësor, por duhet kuptuar se asnjë bandit, asnjë kriminel qoftë ky me pasaportë shqiptarë ose të huaj nuk ka arritur të behet kurrë gjysh, sepse fundi i tyre është i shkurtër. Paratë që vijnë nga vendimet e pista, vrasin paranë e pastër.
Problemi është që ky fluks kokaine është i dëmshëm për secilin nga qytetarët, madje edhe për kategorinë që e bën. Po ju them diçka. Asnjë bandit, asnjë kriminel qoftë ky me pasaportë shqiptare qoftë me pasaportë të huaj nga cilido cep i globit, nuk ka arritur kurrrë të bëhet gjysh, të ketë nipërit dhe mbesat e tij, sepse fundi i tyre është jetë e shkëlqyeshme dhe ndrisin për pak kohë, por jetën e ka në të shkurtër.
Nga ana tjetër ky shkakton një dëm të jashtëzakonshëm për çdo qytetar shqiptar. Paratë që vijnë nga burime të pista vrasin paranë e pastër, pra ai çmim 5 mijë euro metri katror në Tiranë nuk është real, por ai bën që një zyrtar, një qytetar i zakonshëm, 100 eurot e tij të vlejnë më pak sepse ai nuk arrin dot ta blejë atë.
Ekziston dhe është thënë shpesh madje edhe publikisht sepse nën zë thuhet “ç’të keqe ka?” se me paratë e pista zhvillohet ekonomia, hamë të gjithë, është ideja ”Përgjigja e parë për një gjë të tillë do të ishte që në raste të tilla Kolumbia apo Ekuadori do të ishin si Zvicra, por në fakt është e kundërta. Janë ata më mirë sepse ata rrisin lopë, prodhojnë çokollata dhe orë.
Paraja e pisët investohet në mënyrë të keqe gjithmonë dhe shkatërron të gjithë strukturën normale të një shteti, ndaj këmbana nuk është se mund të bjerë në portin e Durrësit, mund të bjerë në mënyrë tragjike sepse mund të rriten përdoruesit. Kjo është një peshë e cila shtyp në mënyrë të pamëshirshme shoqërinë”– tha Vangjeli për “Të Paekspozuarit” në MCN TV.