Aktualitet16 Shtator 2019, 11:30

Shqipëria mes politikës së korrutuar dhe refomës në drejtësi

Shkruar nga Pamfleti
Shqipëria mes politikës së korrutuar dhe refomës në

Shqipëria mes politikës së korrutuar dhe refomës në drejtësi Shqipëria mes politikës së korrutuar dhe refomës në drejtësi

Por a është reforma në drejtësi çelësi i duhur që do të shpëtojë vendin nga korrupsioni që tashme është kthyer në një mekanizëm funksional? Po nëse pas përfundimit të saj politikanët nuk dënohen, çfarë do të ndodhë me Shqipërinë?

Shkruan Gjergj Prifti

Sot jeta po merr një kuptim tjetër për çdo shqiptar të “dënuar” të jetojë në mes kësaj politike të korruptuar.

Por a është reforma në drejtësi çelësi i duhur që do të shpëtojë vendin nga korrupsioni që tashme është kthyer në një mekanizëm funksional?

Po nëse pas përfundimit të saj politikanët nuk dënohen, çfarë do të ndodhë me Shqipërinë?

Nëse do të vijonim me pyetjet, ato nuk do të mbaronin kurrë, pasi “krimi” që i është bërë shqiptarëve në këto 30 vjet nuk ka fund.

Po le të qëndrojmë në këto dy pika.

Së pari, duhet të themi se Reforma në Drejtësi nuk është dëshirë dhe kërkesë e politikës Shqiptare, siç edhe po na e servirin sot. Ajo erdhi si një nevojë e diktuar nga partnerët tanë amerikan, të cilët kanë marrë përsipër çrënjosjen e korrupsionit, jo vetëm në Shqipëri.

Megjithëse për anëtarët e KLGJ ka shumë kundërshti, ne mendojmë që “mësuesi i mirë” di të nxjerrë një profesionist edhe nga njerëz që në pamje të parë nuk duken premtues. E pra, fati jonë kësaj here qëndron në faktin që mësuesi nuk është politikan shqiptar e për më shumë nuk ështëi korruptuar. Për këto dy arsye LIBRA, si shumë shqiptarë, e shikon reformën në drejtësi si një shpëtim për vendin.

Pyetja e dytë në fakt do të përmbante në vetvete më shumë paqartësi duke shkërrmoqur përfundimisht besimin e popullit. Politikanët tanë po bëjnë çmos që ta frenojmë reformën, për t’i dhënë kohë vetes që të mbulojnë zullumet. Të dy kampet hedhin e përcjellin akuza sa për show televiziv, pasi në fakt ata, si dikur në sistemin komunist, janë kthyer në një grup njerëzish që për hir të pushtetit kanë lidhur krushqi e miqësi mes njëri-tjetrit, duke e konsideruar veten si të paprekshëm dhe si lordë të Shqipërisë së varfër.

Me gjithë këto përpjekje të politikanëve për ta ndaluar reforëm LIBRA ka besim te ata që e kanë konceptuar dhe po e implementojne atë. Ka besim se partnerët tanë këtë herë nuk do të lodhen dhe mërziten me ne, sikundër ne jemi të vendosur që për asnjë arsye të mos dalim në krah të politikës së deritanishme, e nëse kjo reformë do të duhet të zgjasë pa fund, ne do të jemi pjesë e njerëzve që do të dënojnë politikën e korruptuar, duke kërkuar mbështetjen e shqiptarëve.
Nëse në Shqipëri do të ketë “revolucion”, ai duhet të jetë vetë një, shbërja e këtij sistemi dhe kësaj “junte” politikanësh.

*Gjergj Prifti është kryetar i Partisë LIBRA

Forum Gjergj Prifti Korrupsioni Reforma në Drejtësi Shqipëria