Politike13 Maj 2022, 17:01

"Shqipëria mund të ndryshojë kurs"/ Rama "kërcënoi" Brukselin për integrimin, dorëzohet në Kuvend mocioni për debat urgjent: Tradhti dhe e turpshme!

Shkruar nga Pamfleti

"Shqipëria mund të ndryshojë kurs"/ Rama "kërcënoi" Brukselin për integrimin, dorëzohet në Kuvend mocioni për debat urgjent: Tradhti dhe e turpshme!

Deputetë të grupit të LSI-së dhe Rithemelimit kanë dorëzuar sot në Kuvend një mocion për debat urgjent.

Në mocionin e firmosur nga deputetët: Erisa Xhixho, Monika Kryemadhi, Edmond Spaho, Oerd Bylykbashi, Albana Vokshi, Belind Këlliçi, Edi Paloka, Sali Berisha, thuhet se deklaratat e Ramës në Bruksel se: Shqipëria do të ndryshojë menjëherë kurs nëse nuk kalon në fazën tjetër të negociatave për integrimin në BE, janë turpëruese dhe keqdashëse, në dëm të së ardhmes europiane të qytetarëve shqiptar.

Koalicioni Berisha-Kryemadhi kërkojnë mocion me debat publik urgjent në Kuvend, për të marrë shpjegim mbi deklaratat anti-evropiane të Ramës.

“Deklaratat e turpshme serbo-ruse të Ramës për ndryshim kursi të integrimit europian janë tradhëti e hapur ndaj të ardhmes së vendit”– tha nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, në një reagim në rrjetet sociale.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Politike #Rithemelimi integrimi LSI Rama