Aktualitet 3 Maj 2019, 13:22

Shqipëria ndër vendet me numrin më të lartë të gazetarëve në Europë, informaliteti mbetet i madh

Shkruar nga Pamfleti
Shqipëria ndër vendet me numrin më të lartë të

Shqipëria ndër vendet me numrin më të lartë të gazetarëve në Europë, informaliteti mbetet i madh

Sipas të dhënave të grumbulluara nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, në Shqipëri numërohen rreth 6200 profesionistë, prej të cilëve 2736 janë gazetarë. Në median tradicionale janë të punësuar rreth 1760 gazetarë.

Tre mediat më të mëdha në vend përgjigjen për mbi 1000 të punësuar. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve në fund të 2017-s Top Channel kishte 574 gazetarë të punësuar, Klan 337, ndërsa Media Vizion (Vizion+) numëronte 150 gazetarë.

Aleksandër Cipa, kryetar i UGSH-së, tha se numri i të punësuarve në media është më i lartë duke marrë në konsideratë se sektori i medias ka një informalitet të lartë, kryesisht në median online. Sipas Aleksandër Çipës aktualisht numri i portaleve online ka arritur 800 dhe tre mujori i parë i 2019-s ka pasur ndryshime në numrin e të punësuarve në sektorin online.

Në 2018-n në Bashkimin Europian ishin rreth 400 mijë gazetarë, të cilët përgjigjeshin për 0.2% të totalit të punësimit në BE-së sipas shifrave që ka publikuar Eurostat në ditën e Lirisë së Medias.  Për çdo 10 mijë banorë në BE ka rreth 8 të punësuar në sektorin e medias (shiko grafikun).

Ndër vendet e BE-së Rumania ka numrin më të lartë të profesionistëve të medias në raport me popullsinë ku për 2018-n përllogariten rreth 26 të punësuar për 10 mijë banorë. Më pas renditet Letonia ku kishte 23 të punësuar për çdo 10 mijë banorë, pasuar nga Lituania me 20 të punësuar dhe Malta me 19.

Numrin më të ulët të të punësuarve me median e ka Spanja me 3 të punësuar për 10 mijë banorë, Kroacia dhe Polonia me 4, Mbretëria e Bashkuar, Sllovenia, Greqia dhe Belgjika me 5 të punësuar në sektor për 10 mijë banorë./Monitor

Aktualitet gazetarët Informaliteti Unioni i Gazetarëve Shqiptarë