Aktualitet 9 Mars 2022, 16:33

Shqipëria në kolaps ekonomik, Rama bën xhiro mes sheikëve në Dubai

Shkruar nga Pamfleti

Kryeministri Edi Rama ka vizituar  këtë të mërkurë Dubain, në kuadër të Ditës së Shqipërisë në “Expo Dubai 2020” ku marrin pjesë 192 vende të Botës.

Ai është shfaqur në një makinë golfi teksa bën xhiro, ndërsa turistët kanë ndaluar për t’i bërë fotografi.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

“Pavijoni i Shqipërisë ka tërhequr vëmendjen e vizitorëve për mrekullitë natyrore, trashëgiminë kulturore dhe energjinë zhvillimore të vendit tonë”, është shprehur Rama nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në fjalën e tij gjatë çeljes së panairit, kryeministri kishte një ftesë për të pranishmit për të vizituar Shqipërinë.

“Për këdo që do të vizitojë pavionin tonë modest dua t’u them ejani në Shqipëri vizitojeni Shqipërinë mund t’ju garantoj se kurrë nuk do të pendoheni në të kundërt do të doni të riktheheni sërish”.

Aktualitet Dubai Edi Rama expo