
Shqipëria në vazon e tretë, ja pse kuqezinjtë nuk kanë asnjë shans për “EURO 2024”
Objektivi i Kombëtares shqiptare në Ligën e Kombëve ishte vendi i parë në grupin ku ndodhemi.
Ky objektiv u vendos në momentin që UEFA përjashtoi favoritin kryesor, Rusinë. Teksa përfundimi në krye të grupit do të sillte përfitime në lidhje me “play off”-in e Europianit 2024, ky skenar tashmë ka rënë poshtë, pasi vendi i parë matematikisht përfundoi pas humbjes në Izrael.
Por, a ka shans Shqipëria dhe sa vlen fitorja sot me Islandën për t’u renditur në vendin e dytë në grup?
Sipas formulës së Europianit e cila është publikuar, skuadrave të Ligës së Kombeve iu jepej një shans që të shkonin në “play off” nëse do të fitonin grupin.
Shqipëria pozicionet në vazon e tretë, çka do të thotë se do të ketë të paktën dy rivalë më të fortë, në vazon 1 janë emra “big” si Gjermania, Kroacia, Holanda, Hungaria, Italia, Portugalia, Spanja, Danimarka dhe Polonia. Në vazon e dytë gjithashtu kanë kaluar emra si Anglia, Franca, etj. Nuk ka emra të lehtë as në vazon e katërt ku bëjnë pjesë përfaqësuese si Turqia, Greqia e tij.
Gjithsesi, në çdo vazo ka emra dhe rivalë që mund të ishin komod, edhe këtë herë shpresojmë te kemi pak fat si në shortin e këtij edicioni të Ligës së Kombeve.