Aktualitet24 Mars 2019, 14:40

“Shqipëria parajsë e drogës dhe parasë”, LSI vazhdon “hakmarrjen” ndaj ndërkombëtarëve

Shkruar nga Pamfleti
“Shqipëria parajsë e drogës dhe parasë”, LSI

“Shqipëria parajsë e drogës dhe parasë”, LSI vazhdon “hakmarrjen” ndaj ndërkombëtarëve

Lufta mes Kryemadhit dhe ndërkombëtarëve duket se do të vazhdojë gjatë. Pasi kanë humbur mbështetjen nga jashtë, familja Meta janë hedhur në sulm për të shpëtuar veten. Kryemadhi bëri para tre ditësh një deklaratë të rëndë për ambasadorin e OSBE-së në Shqipëri, Bernard Borchardt.

Pasi Borchardt, ashtu si SHBA, nuk e mbështeti vendimin e saj për djegien e mandateve, Kryemadhi tentoi të ulte figurën e tij, duke thënë se shikon Shqipërinë si parajsë seksi dhe paraje.
Zemra ime, unë nuk përgjigjem për njerëz të cilët e shikojnë Shqipërinë si parajsë të seksit dhe parasë“, ishin ekzaktësisht fjalët e Kryemadhit pas protestës së 21 marsit.

Pas sulmit të Kryemadhit, edhe të punësuarit e saj kanë hedhur kunja për ambasadorin e OSCE. Luan Rama, në një postim në rrjetet sociale, teksa kërkoi që Rama të japë llogari për shpenzimet për Kongresin e PS, foli për ironi për misionin e ambasadorit OSBE në Shqipëri.

Një gjë e tillë do të kënaqte shumë me siguri edhe prezencën e OSBE-së në Tiranë dhe ambasadorin Borchardt, pasi transparenca financiare e partive politike është për ta një prioritet i pandryshueshëm!”, shkruante Rama në rrjetet sociale.

Duke nënkuptuar kështu se OSCE nuk po bën detyrën e tij, ashtu si u shpreh Kryemadhi para tre ditësh, duket se LSI do të vazhdojë gjatë “hakmarrjen” ndaj ndërkombëtarëve dhe braktisjes prej tyre.

Kryesore LSI