Sport25 Nëntor 2022, 00:04

Shqipëria "pjesë" e "Katar 2022"/ Nuk përmbahet tifozëria braziliane, bëjnë simbolin e shqiponjës para futbollistëve të Serbisë

Shkruar nga Pamfleti
Shqipëria "pjesë" e "Katar 2022"/ Nuk

Brazili ka mundur Serbinë me rezultatin 2-0 në finalet për kupën e botës “Katar 2022”. Sidoqoftë, megjithëse kjo fitore e pastër e Seleção Canarinho ishte e pritshme për një skuadër 5 herë kampion bote, surpriza kësaj here ishte tifozëria jo fusha.

Në video-mesazhet që bënë xhiron e rrjetit, nuk ka shpëtuar pa vëmendje ai i një tifozi brazilian, i cili teksa po hynin në fushë lojtarët e Serbisë, bëri me duar krahët e shqipes, simbol ky i kuqezinjëve duke thirrur “Shqipëri, Shqipëri”.

“Albania, Albania”- thërret tifozi brazilian, duke bërë simbolin e shqiponjës. Për më tepër ndiqni videon mëposhtë:

Lexo edhe:

Brazili “detyron“ Serbinë të kërcejë ‘Samba‘, Riçarlison merr për dore “Seleçaon“ (Video)

Sport Brazil Sport