Aktualitet 9 Korrik 2022, 19:14

“Shqipëria po na sjell Kolumbinë afër”, legalizimi i kanabisit shqetëson Greqinë

Shkruar nga Pamfleti
“Shqipëria po na sjell Kolumbinë afër”, legalizimi i

Legalizimi i kanabisit në Shqipëri shihet me shqetësim nga Athina. Mediat helene kanë ngritur alarmin se nëse një gjë e tillë ndodh, do të rritet trafiku i lënëve narkotike edhe në vendin e tyre.

Ata kanë shtuar se me një vendim të tillë, “Shqipëria po na sjell Kolumbinë afër”.

Sipas artikullit, Shqipëria është vendi i shtatë në botë për sa i përket prodhimit dhe trafikimit të paligjshëm të kanabisit – pas Marokut, Afganistanit, Spanjës, Holandës, Pakistani dhe Libani. Kjo ka sjellë edhe shqetësim tek organet ligjzbatuese në Greqi, vend në kufirin e të cilin është kaluar rreth 13 ton kanabis nga territori shqiptar, në 4 vitet e fundit.

“Duke pasur parasysh treguesit e korrupsionit në Shqipërinë, por edhe përvojën e hidhur të fundit të Maqedonisë së Veriut për legalizimin e kanabisit mjekësor, të gjithë janë dakord se e nesërmja në kufirin midis dy vendeve nuk do të jetë njësoj”, shkruajnë mediat greke.

Aktualitet #legalizimi i kanabis mediat greke

Aktualitet