Ambasada ruse në Tiranë ka reaguar pas dëbimit të diplomatit Alexey Krivosheev me argumentin se shkeli masat anti-covid-19.
Mediat ruse duke cituar burime nga ambasada në Tiranë, shkruajnë se selia diplomatike në Shqipëri i konsideron akuzat të pabaza.
“Ambasada Ruse në Shqipëri i konsideron akuzat të pabazuara. Ata vunë në dukje se shënimi në njoftimin për shtyp të emrit dhe mbiemrit të punonjësit të bie ndesh me praktikën e vendosur ndërkombëtare diplomatike” shkruajnë mediat ruse.
Ai ka shkelur në mënyrë të vazhdueshme karantinën gjatë muajit prill duke lëvizur jashtë orarit të lejuar. E njëjta praktikë është ndjekur vazhdimisht nga diplomati rus edhe pse qeveria shqiptare kishte ndaluar lëvizjet.