
Shqipëria si në mesjetë, vetëm 3 orë ujë të pijshëm
Prej muajsh banorët e Bulqizës përballen me mungesën e ujit, i cili vjen me orar të reduktuar.
E vetmja zgjidhje për furnizimin me ujë të pijshëm janë depozitat. Banoret e Lagjes së Re furnizohen me ujë të pijshëm vetëm 3 orë në ditë.
Edhe bizneset ankohen se mungesa e ujit u dëmton punën.
Asnjë plan nuk ka nga institucionet vendore për përmirësimin e situates së furnizimit me ujë për qytetin e Bulqizës.
Bulqiza prej vitesh ka mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm, duke u kthyer në një problem shumë serioz për qytetarët. Këtë problem, në mënyrë më të theksuar e ka Lagjia e re, e cila ka orare shumë të shkurtuara të furnizimit me ujë, ndërsa në Lagjen e vjetër, situata paraqitet disi më ndryshe.