Showbiz23 Mars 2019, 19:15

“Shqipëria s’ka bukë të hajë, ky qan”, moderatori ju përgjigjet kritikuesve: “Unë nuk jam kryemini

Shkruar nga Pamfleti

"Shqipëria s'ka bukë të hajë, ky qan", moderatori ju përgjigjet kritikuesve: "Unë nuk jam kryeministri..."

Bledi Strakosha është një nga moderatorët më të dashur për publikun shqiptar, por edhe ndër më të komentuarit, sidomos për dashurinë e tij të madhe ndaj kafshëve.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

I ftuar sot në “Thumb”, Bledi është përlotur kur iu kujtua qenushi i tij. I pyetur nëse mërzitet nga fakti që njerëzit nuk e kuptojnë dashurinë e tij ndaj kafshëve, Bledi u përgjigj: “Jo nuk më mërzit sepse është e natyrshme që njeriu nuk e kupton dot diçka që nuk e ka përjetuar”.

“Mbaj mend kur kam dalë te Rudina u përlota për qenushen dhe nëpër portale u shkruajt ‘Shqipëria s’ka bukë të hajë, ky qan’. Unë nuk jam kryeministri i Shqipërisë, nuk kam asnjë përgjegjësi ndaj Shqipërisë. Kam emocionet e mia, nuk e shoh si shenjë dobësie të qarën. Mos e komento diçka kur nuk e kupton, ti si do kafshët, unë i dua”, u shpreh Bledi.

codramol
smile

Showbiz bledi strakosha kafshët Kritika