Ministria e Shëndetësisë ka publikuar urdhrat për kufizimin e orareve për qytetarët, baret e restorantet.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, me anë të një deklarate për mediat ka folur sërish rreth kufizimeve në kuadër të frenimit të përhapjes së virusit, covid-19.
Sipas Manastirliut të gjitha lëvizjet do të ndalohen në orën 22:00 nga mbrëmja e të mërkurës, deri në orën 6:00 të mëngjesit. Këto kufizime do të shtrihen deri më 2 dhjetor.
Ministrja sqaroi se të vetmit që do lejohen të lëvizin janë, shërbime delivery, policia, personeli mjekësor dhe persona për arsye pune apo për urgjenca mjekësore.
Sipas Manastirliut, personat që do u duhet të lëvizin për punë do tu duhet të marrin lejen ne e-albania, këtë leje sipas saj nuk e kanë detyrim, personeli policor dhe ai mjekësor.