Politike25 Shkurt 2019, 22:36

“Shqipëria vuante nga krimi e korrupsioni edhe në kohën e PD”! Profesori amerikan mesazh goditës opozitës: Çfa

Shkruar nga Pamfleti

"Shqipëria vuante nga krimi e korrupsioni edhe në kohën e PD"! Profesori amerikan mesazh goditës opozitës: Çfarë po synon?!

Një tjetër mesazh i fortë ka ardhur nga SHBA kundër politikanëve opozitarë në Shqipëri, të cilët kanë vendosur të djegin mandatet e deputetit. Është profesori i njohur i “NY University”, Alon Ben Meir, i cili ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, ku është ndalur te vendimi i opozitës për të bojkotuar Parlamentin duke djegur mandatet.

Përmes rrjetit social Twitter, eksperti i politikës është shprehur se kriminaliteti në Shqipëri ka qenë po i njëjtë edhe kur partia më e madhe opozitare (Partia Demokratike) ka qenë në pushtet.

Ndërkohë ai ka nënvizuar se presidenti Ilir Meta është votuar nga kjo mazhorancë që kundërshtohet nga bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi.

“Është shumë e rëndesishme të që të dimë se çfare synon opozita me këtë vendim që ka marrë. Bëhet fjale për të marrë pushtet, apo të punojnë/mendojnë për një të ardhme me të mirë për Shqiperinë? Kur partia që tanime është në opozite ishte në pushtet, Shqipëria serish vuante nga krimi i organizuar dhe korrupsioni“, ka shkruar profesori dhe publicisti i njohur.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Politike opozita shqiptare profesori amerikan Protestat