Bota31 Tetor 2018, 12:52

Shqiptarët arratisen me makinë të vjedhur, plagosin 5 persona, dy në gjëndje të rëndë për jetën

Shkruar nga Pamfleti
Shqiptarët arratisen me makinë të vjedhur, plagosin 5 persona, dy

Shqiptarët arratisen me makinë të vjedhur, plagosin 5 persona, dy në gjëndje të rëndë për jetën

Arrestohet një nga shqiptarët që teksa i arratiseshin policisë me një makinë të vjedhur shtypën një grua 61-vjeçare që po ecte me bicikletë dhe më pas u përplasën me një tjetër automjet, duke lënë edhe aty persona të lënduar. Ngjarja ndodhi në Zinasco Vecchio (Pavia).

Bilanci është i rëndë, pesë të plagosur, dy prej të cilave në gjendje kritike për jetën. Gruaja 61-vjeçare dhe një burrë 48 vjeçar lituanez, janë në gjendje kritike për jetën.

Policia ka kapur shqiptarin që braktisi makinën dhe po tentonte të hidhej nga një portë, ndërkohë që tjetri mundi të shpëtojë dhe është shpallur në kërkim.

Rajoni dy në gjëndje të rëndë për jetën plagosin 5 persona Shqiptarët arratisen me makinë të vjedhur