Showbiz20 Shtator 2018, 14:08

‘Shqiptarët erdhën nga asgjë dhe duan gjithçka’, reperi shqiptar rrëfehet në një intervistë për MTV

Shkruar nga Pamfleti
‘Shqiptarët erdhën nga asgjë dhe duan

'Shqiptarët erdhën nga asgjë dhe duan gjithçka', reperi shqiptar rrëfehet në një intervistë për MTV

Një nga reperat e rinj më premtues në Amerikë është ai me origjinë shqiptare, Gashi. Si të gjithë artistët e famshëm shqiptarë në botë edhe ai ka ardhur nga një rrugë e gjatë me shumë vështirësi për të nënshkruar një kontratë me shtëpinë diskografikë të Jay-Z.

Aktualisht reperi është duke shijuar suksesin e bashkëpunimit të tij me French Montana dhe Dj Snake- ‘Creep on me’. Pikërisht për këtë këngë ai ishte i ftuar në një intervistë me MTV dhe një nga pyetjet që i ka bërë gazetari ishte për origjinën e tij shqiptare.

“Ti je shumë krenar për rrënjët e tua shqiptare apo jo?”-e pyeti gazetari-“Njerëzit po e njohin gjithmonë e më shumë faktin dhe faktin që Dua Lipa është shqiptare. Një tjetër artiste që bën shumë për komunitetin dhe që ne e duam, Bebe Rexha, vjen prej andej. Gjithashtu Rita Ora.”

Reperi ju përgjigj se” Po, po jemi bërë si Avengers. Jam shume krenarë që të gjithë jemi duke bërë kaq mirë. E di, ne kemi ardhur nga asgjë dhe duam të marrim gjithçka. Secili kemi historitë tona familjare e kemi sakrifikuar shumë”.

 

 

 

A post shared by GASHi (@gashi) on

Showbiz gashi reper shqiptar