
Shqiptarët kanë “varur” në mur Ilir Metën dhe Yuri Kim
Si ndodhi që “Peshku” më i madh të “varet” kaq lehtësisht në “kandar” të Drejtësisë?!
Shkruan Sokol Pepushaj
Yuri Kim dhe Ilir Meta, sot janë “kalendari” që shqiptarët kanë “varur” në mur. Ambasadorja e lëviz “gishtin” pikave ku kapen “Peshqit” e Mëdhenj, kurse hajduti Ilir Meta kacavirret mureve për ta fshirë nga defteri atë premtim amerikan, që normalisht do bëhet numër burgu.
Të gjithë pra, i kanë sytë e veshët në një vend. Si ndodhi që “Peshku” më i Madh të “varet” kaq lehtësisht në “kandar” të drejtësisë?!
Kaq mjaftoi që Yuri Kim të bëhet besim për shqiptarët e zhgënjim për Ilir Metët, Sali Berishët e milionerët e zyrave, që më i paguari nuk i kalon 80 dollarë në ditë, e megjithatë bën jetë luksi, kursen miliona e fluturon përmbi Atlantik sa herë t’i dojë qejfi. Edhe për një kafe në USA, këta nuk e kanë problem të shkojnë, prandaj shqetësohen nga kalendari, kandari, nga çdo masë, rregull e ligj.
Për Ilir Metën dihet nga anon “kandari”, nga fajësia.
Edhe vetë Meta e ka pranuar publikisht se ka abuzuar me pushtetin, por “mbrojtja” e tij është haptas presion ndaj Edi Ramës që po, mund ta marrë me vete, në burg. Këtë “vjershë” po reciton nga mëngjesi në mbrëmje ky tipi që bën vagabondin.
Që kur hajdutët bëjnë edhe gangsterin, pranojnë se kanë vjedhur, por s’ka Perëndi t’i çojë para drejtësisë, doktrina e tyre është izoluar, rrethuar, blinduar. Nuk kanë as zë, as referencë, as rrugë për më tej. Babloku nuk mbron dot askënd, as veten dhe e di se shpejt do të jetë Ilir Metë, Sali Berishë, Hashim Thaç, burgaxhi thuaj… Kohët e fundit, Bablokut i kanë ndodhur shumë të papritura, prandaj priten të tjera, më të tmerrshme.
Ëndërronte Shqipëri të izoluar, i plasi e kundërta.
Emanuel Macron i “sheshoi” kodrat e malet e divergjencave të Europës dhe u çelën negociatat, çka nënkupton edhe hapjen e dyerve të burgut, pse jo edhe për atë vetë, pasi rrogën më të lartë në jetë e ka pasur më të vogë se 70 dollarë në ditë.
Pasionet dhe tensionet e Bablokut, në kohën kur mendonte se Ilir Metës dhe hajdutëve ua ka kopsitur sigurinë, dhanë shpirt tek këmbët e Yuri Kim. Ashtu, me këmbë të ngulura fort mbi Urdhërin Ekzekutiv të Presidentit Joe Biden për arrestimin e çdo hajduti e krimineli në Ballkan, Yuri Kim bëri sikur “kush është ky Edi”, pastaj, ia rrafshoi “brirët” që disa ‘bëjnë be’ se ja kishin parë me sy, veshi rrobat e bardha e u bë Shën Pjeter. Thirri njërin nga gjynahtarët e fshatit, atë që i njeh mirë hajdutët e rracës së vet dhe i foli për domosdoshmëri të një dobishmërie përpara një gjykimi të madh me Presidentë e kryeministra, qeveritarë e politikanë, pushtetarë e milionerë që nuk dinë të tregojnë nga u erdhi pasuria.
Arben Kraja, politika, pushteti, mediat, jo vetëm se po dallohen lehtësisht kush ka substancë krimi, por publikisht edhe lexohen se cilat u zunë keq në manifestimin e një tipi “spektakli”, pa bosht.
Heshtja e Edi Ramës, opozitës, aktorëve të shoqërisë civile në mbështetje të trensparencës së pasurisë dhe hetimeve për njërin nga më të akuzuarit, Ilir Meta me disa mbiemra, jo veçse nuk shijohet fare, por kuptohet nga cilido se po rropaten të krijojnë imazhin fals, sikur hajdutët do të jenë të ndjekshëm dhe të ndjeshëm.
Akush nuk e pyet Bablokun as për pasuritë e Ilir Metës, as të tijat, që janë përrallore, deri në Parajsat Fiskale. Kjo lloj ndjeshmërie nuk shpëton asnjërin, përkundrazi, i bën më të urryer dhe ua afron theqafjen, ditën që do bëhen numra burgu.
Për shqiptarët vlerë ka fjala, perceptimi, besimi. Me rënien e Ilir Metës, bie kështjella e krimit, ndaj sot po afron dita që ne lalmërojmë prej vitesh; Ilir Meta numër burgu, Yuri Kim, besim. Prandaj po, është mirë që Shqiptarët kanë “varur” në mur Yuri Kim dhe Ilir Metën./Pamfleti