Pandemia nuk e ka ndaluar dot emigrimin dhe kërkesat për azil. Shqiptarët renditen bashkë me afganët dhe bangladeshasit në kërkesat për azil në vendet e Bashkimit Evropian dhe veçanërisht në Francë. Të dhënat e publikuara nga Ministria e Brendshme franceze tregojnë se kërkesat për azil janë rritur, pavarësisht bllokimeve që ka sjellë pandemia e koronavirusit.
Kërkesat për azil
Gjatë vitit 2021 janë paraqitur 104,577 kërkesa, krahasuar me 81,531 në vitin 2020 kemi një rritje prej 28%. Në total, pas studimit të dosjeve në Ofpra (Zyra Franceze për Mbrojtjen e Refugjatëve dhe Personave Pa Shtetësi) dhe në Gjykatën Kombëtare për të Drejtën e Azilit, 54,094 persona kanë marrë mbrojtje nga Franca. Kjo shkallë mbrojtjeje prej 39% mbetet e qëndrueshme.
Vendet kryesore të origjinës së aplikantëve mbeten Afganistani(16,126 kërkesa, +62%, pas në veçanti operacionet e evakuimit nga Kabuli në gusht), Bregu i Fildishtë (6,268, +35%), Bangladeshi (6,232, +36%), Guinea (5,286, + 13%). Ndërsa Shqipëria (e 6-ta, +148%) dhe Gjeorgjia (7, +159%) janë rikthyer në kombësitë kryesore, shkruajnë mediat franceze
Dëbimet
Të gjitha “deportimet” e të huajve me qëndrim të parregullt u rritën me 8,2%, krahasuar me vitin 2020 (13,403 kundrejt 12,384), por mbetet shumë larg nivelit të vitit 2019, me 23,746 raste. Ishin dëbimet në mënyrë rigoroze, të quajtura “largime të detyruara” (+10%), të cilat ishin forca shtytëse, veçanërisht ato të të huajve të kthyer jashtë Evropës (+19.2%).
Shifrat e emigracionit
“Ndërsa forcat e policisë kanë intensifikuar më tej numrin e arrestimeve të tyre në të vërtetë mbyllja e kufijve, refuzimi i testeve të Covid (të detyrueshme për t’u kthyer në vende të caktuara) dhe refuzimi i lejeve konsullore nga vendet e origjinës po i ndërlikojnë dëbimet” theksohet në raportin e Ministrisë së Brendshme. Rreth 16,819 të huaj me qëndrim të parregullt u larguan nga Franca vitin e kaluar.
Emigrantët, burim tensioni për Londrën dhe Parisin
Emigrantë janë shndërruar në burim tensioni mes Londrës dhe Parisit, pasi kalimet klandestine shpërthyen në vitin 2021, kur 52,000 emigrantë tentuan të kalojnë për në Angli. 28,000 prej tyre ia dolën dhe 24,000 u ndaluan.