Aktualitet 2 Janar 2019, 10:04

Shqiptari parandalon sulmin me kallashnikov në Francë dhe shpëton jetën e shumë njerëzve: S’ka lojëra me ne! (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Shqiptari parandalon sulmin me kallashnikov në Francë dhe shpëton

Shqiptari parandalon sulmin me kallashnikov në Francë dhe shpëton jetën e shumë njerëzve: S’ka lojëra me ne! (Video)

Një shqiptar është kthyer në hero në Francë, pasi ka parandaluar një sulm me armë zjarri në një diskotekë, duke shpëtuar jetën e shumë njerëzve. Ngjarja ka ndodhur pas ndërrimit të viteve, në  Avallon të Francës, ku një person i armatosur ka hyrë në ambientet e brendshme të diskotekës.

Në këtë moment, një shqiptar i Kosovës, i identifikuar si Bujar Muli, ka reaguar dhe e ka goditur me grushte agresorin duke arritur që ta ndalojë. Më pas, siç duket edhe në video, shqiptari është ndihmuar nga disa persona të tjerë duke ia marrë armën të riut që kishte ndërmend të kryente sulmin.

“Falënderimi i takon Allahut që na mundësoj të dalim fitimtar. Një person vjen me kallashnikov në diskotekë, por falë Zotit dolëm me faqe të bardhë. S’ka lojë me ne Shqiptarët”, shkruan shqiptari sipër videos, të cilën e ka postuar në profilin e tij në Facebook.

 

Aktualitet francë Shqiptari sulm me kallashnikov