Kronike28 Qershor 2022, 22:47

Shqiptari qëllon për vdekje turkun në Gjermani, autoritet vënë shpërblim për “kokën” e tij

Shkruar nga Pamfleti
Shqiptari qëllon për vdekje turkun në Gjermani, autoritet

Autoritetet gjermane janë vënë në alarm mbrëmjen e sotme, pasi një i ri shqiptar ka vrarë një shtetas turk. Ngjarja ka ndodhur në Kiel të Gjermanisë dhe raportohet se Fisnik Hoxha ka qëlluar disa herë mbi një 31-vjeçar në rrugën Gustav-Schatz-Hof.

Ai vdiq në spital pavarësisht përpjekjeve të menjëhershme te mjekëve. Sipas hetimeve të mëparshme nga prokuroria publike dhe policia kriminale e Kielit, 23-vjeçari Fisnik Hoxha është i dyshuar si autor.

Prokuroria publike në Kiel ka ofruar një shpërblim prej 3000 eurosh për informacione që çojnë në arrestimin e autorit. Kushdo që e sheh të dyshuarin Fisnik Hoxha të lajmërojë menjëherë policinë në 110.

Policia ju bën thirrje qytetarëve që të mos flasin me të dyshuarin nëse e shohin. Hoxha mund të jetë i armatosur. Po ashtu, në bazë të rezultateve të hetimeve të deritanishme, sipas policisë dhe prokurorit publik nuk ka rrezik për publikun”, thuhet në njoftim.

Kronike Gjermani Shqiptari Vrasje