Bota 2 Qershor 2018, 15:02

Shqiptarja mes grave më me ndikim në Britani

Shkruar nga Pamfleti
Shqiptarja mes grave më me ndikim në Britani

Revista prestigjioze e modës ‘Vogue 25’ ka listuar gratë dhe vajzat me më shumë ndikim në Britani. Mes tyre është edhe këngëtarja me origjinë shqiptaro-kosovare ,Dua Lipa. Ajo është pozicionuar mes Dukeshës së Sussex, Meghan Markle dhe shumë emrave shumë të rëndësishëm.

Sipas ‘Vogue 25’ Dukesha e Sussex, ka shumë ndikim në Britani, ajo është duke ndikuar jetesën e tyre. Dukesha shprehet se ndikimi i saj shtrihet përtej stilit të saj feminist, i cili po ndihmon për të krijuar një identitet të ri të shekullit të 21.

Në listë përfshihet edhe avokatja e të drejtave të njeriut Amal Clooney. Më e reja në listë është shqiptarja Dua Lipa . Vogue e përshkuan artisten shqiptare si definim të kulturës dhe rreshton sukseset e saj.

Bota