Aktualitet 7 Korrik 2022, 10:26

Shtatë nga ministrat e Babos japin doreheqjen para protestes duke tejkaluar anglezet

Shkruar nga Pamfleti
Shtatë nga ministrat e Babos japin doreheqjen para protestes duke tejkaluar

Shtatë nga ministrat e Babos japin doreheqjen para protestes duke tejkaluar anglezet

“Ne ja dolëm të kemi biznesmen 95 vjeçar , në azil të pleqve gjetëm partneritet, asnjë paragjykim nuk patëm per ta darovitur paranë dhe kjo është drama! Unë dhe ti duhet të dalim nga skena , s’kemi të drejtë të ndryshojmë dialektiken dhe të permbysim rendet sociale, bota do shkojë drejt kaosit, njerzit nuk do mplaken kurrë, nën ketë model jeta bazhdon pafundesisht , ikim Babo, të ikim larg të dy! në fund dy pika të verdha loti. i yti  edhe në ditë të qametit Tigrushi”

Shkruan Agron Gjekmarkaj 

Dita sot filloi me gjinkalla e thashetheme turbulluese. Protesta e darkës vërtitet si kercenim. Përtej kësaj me një akt të pazakontë, morali publik rigjeti  vetveten pas shumë shthurjesh e gjykimesh. Të gjithë mendonim se ministrat në Shqipëri nuk ikin vetë e madje kurrë ata shefit të tyre si lypnin t’ia mbathte.

U desh vetëm një shkendijë që erdhi nga Anglia ku gjashtë ministra e lanë Xhonsonin në ditë të gazepit , dangall me gisht në gojë si qyq ! U bënë ere e i thonë, nuk rrimë më po edhe ti Boris sikter, bëhu def nga sytë, po e turperon ishullin. Po britaniket bëjnë nga keto shpesh.

Lajmi i vërtete po konsumohet në Tiranë. Gjithësa po ndodh me keta të Babos po shkakton termet.

Elisa e mpirë, ngjiti shkallet si më e besuara. Ajo sikur kishte hypur në barkën e Karontit  mbërriti tek ai. Mori të fliste po ato të uruara fjalë nuk dilnin. Ngasherimi triumfoi. Babo po humbiste durimin mendonte se protesta e pasdites i paska tulatur , u ka kallur daten dhe  të tijet duan të fshihen. Per Elisen ndieu befas admirim , kjo nuk me paska lënë i feksi në çetele të kujtesës.

Fol i tha ai se me çmende! Ajo: më mirë të mos me zinte gjallë kjo ditë ! Fol kembenguli ai. Ajo nuk mundi , këmbet e leshuan dhe ra në kanape.

Në dorë mbante disa zarfa me dorëheqje ministrash. Asaj i kishin lënë në dorë mynxyren. Lexoji urdheroi ai vrazhdë. Nuk ja dal dot tha ajo dhe një gugamë të kepuste shpirtin.

I hapi vete! Sytë po i zmadhoheshin si ato  zgavrat që koha hap neper lisa.

Tigrushin i zu dora të parin  dhe ai të zezë mbi të bardhë  skaliste ” Ti e di sa të kam dashur, veç ti e di sa të kam argetuar, per sytë e tu kam jetuar, per veshet e tu kam rrefyer batuta, në zemrën tënde timen kam ushqyer, por ajo që ndodhi me inceneratoret me ka tronditur shumë! Ne ja dolëm të kemi biznesmen 95 vjeçar , në azil të pleqve gjetëm partneritet, asnjë paragjykim nuk patëm per ta darovitur paranë dhe kjo është drama! Unë dhe ti duhet të dalim nga skena , s’kemi të drejtë të ndryshojmë dialektiken dhe të permbysim rendet sociale, bota do shkojë drejt kaosit, njerzit nuk do mplaken kurrë, nën ketë model jeta bazhdon pafundesisht , ikim Babo, të ikim larg të dy! në fund dy pika të verdha loti. i yti  edhe në ditë të qametit Tigrushi”

Bora:” Babo , Babo ne kemi realizuar një eksperiment të madh! Qeveria angleze ka një shprehje për këtë po qeveria jonë nuk është dakord! Ne kemi sjellë lumturinë. Femijet qekur u bëra ministre janë të lumtur. Aguridhet qeshin Babo hahahhaha e hi hi hi. Problemi Babo është se ata nuk duan të rriten, duan të rrinë gjithmonë fëmije. Ne u kemi dhënë këtë mundësi. Ata gëzohen kur te shohin, kur te dëgjojnë, kur permendeshesh mesojnë “Kurbanin”. Ne nuk mund ta lejojmë këtë iluzion ndaj japim dorëheqje , ikim, fitojmë përjetësinë, le të mplaken para kohe”,

Ulsiu ” Babo qellimi i njeriut është drejtësia mbi tokë në Kuran dhe në Bibel këtë mesojmë ! Në e bëme reformen , ajo ka zërin tim jo të Xhafes dhe fytyren tënde ! Në Shqiperi sundon ligji dhe i mundem zuzaret. Mileti gjet rehat. S’ ka as kanabis, as horrllek.

Jap e jep dorheqje kjo është koha për të ikur dhe të kujtohemi si të drejtët, si njerez që hymë të varfer e dolëm me zemren plot si ata që e bëmë Shqipërinë bahçe Pejgamberi”!  Delina “Babo a nuk ishte endrra jote bollëku? A nuk ishte një ekonomi e lulezuar e liberale, Shqiptaret po ikin se i ka lodhë  mireqenia. Ata s’kanë motive të rrinë më ketu. Edhe pse une ju buzqesh ata ikin. Obezë nga të ngrënet shfaqen sokaqeve. pNe të dy jemi problemi le të bëhemi zgjidhja. Ta lëmë, të ikim ne që të kthehen ata”

Nikua ” Ah mor Babo ti je komandant e komisar e bere ushtrinë qelibar/ S’ka ç’ na bën hasmi e dushmani se ushtri të madhe ka vatani/. Më mirë se kaq nuk bëhet. Ndaj ikim ta lęmë plot se mos derdhet, eja ca ditë në Voskopojë freskohesh e ja qellojmë me kernacka se me nxorren edhe namin si koprrac pizevengjerit ”

Kishte mbetur edhe dy zarfa ! Emrin e Ikonomit pa mbi njërin  ! E hapi ! Ajo shkruante ” Unë e di qe ti je i vetmi e pergjithmonë Brandy i Shqiperisë. Unë e perkufizova atë që pashë në ty. Por nuk dua të jetoj me ankth se mos dikush të sfidon e as dua të të shoh të merzitur  kur brandy të rreme të shfaqen në xhiro- ndaj dorhiqemi o yll bote! Rri ashtu lart i pakapshem si model! Në fund vargjet ” thuaj dielli mund të shuhet! Thuaj bota mund të kruhet, thuaj Brandy do të ruhet / se per të luftojme ne derisa te ket njerz mbi dhe”

Në fund edhe Krifca ! Po sikur andej nga Londra u dorehoqen vetem gjashtë, ketu kam shtatë zarfa  u duk sikur psheretiu ” Babo , Barinjet i nxunë ç’kishin për të nxënë në akademinë e tyre që ti themelove, delet e dhitë jetojnë në hamoni, lopet bëjnë muuuu sa herë me therret Braçe në interpelancë e unë be be be. Libri i blegëtorve u mbush me kujtime e bëma  nga tonat ndaj ska mbetur gjë më per të bërë, ikim Babo se je lodhur shumë e ruajme ca bageti ograjave! Uaa Babo me një brucë të dhirtë mbi atë shtat të gjatë ,kerrabë e qylaf , do i shkelqesh malet , sa bukolik do dukesh, ikim Babo dhe bëhemi blegtorë e bujq  imponohemi permes forces së shembullit si në fjalimet e tua”

U ligeshtua  Babo dhe mendoi: Xhonsonit  ja kerkuan doreheqjen gjashtë mua shtatë.  E tejkaluam edhe Anglinë tha . Dy shoqeri të ndryshme që nxjerrin politikanë të cilet  per fat të mirë nuk ngjajnë në asgjë! Diçka i semboi pse Belinda, Evisi, Bledi, Olta, Edona, Tezja, Margeriti po rrezistojnë ënde mbase ndonjë komplot ? Keta  tjeret nxiten nga miresia, nga  perkushtimi nga dhembshuria dhe jo nga e liga, cmira apo ambicja. Babo foli neper dhembe “ma keputen shpirtin, do me detyrojnë të dore hiqem me shpejt se Boris Xhonson se ai e ka të lehtë, këtë presion se mbaj dot” ! Atë që se ben protesta e bëjnë vete ministrat  të cilet rebelohen duke thyer mitin e mos ikjes dhe te mos kushtezimit të atij!

Shqiperia ka ndryshuar ska më tabu! Në kohen e Babos gjithçka është e mundur.

Forum agron gjekmarkaj