Politike26 Shtator 2022, 17:19

“Shtatori i zjarrtë” iku, Berisha mbledh Këshillin Kombëtar për caktimin e aksionit opozitar

Shkruar nga Pamfleti
“Shtatori i zjarrtë” iku, Berisha mbledh Këshillin

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur Këshillin Kombëtar, për të caktuar agjendën e opozitës.

Edhe pse gjatë gjithë verës pati paralajmërime dhe kërcënime se shtatori do të jetë i zjarrtë, muaji po ikën dhe ende nuk ka një strategjisë se si do të vijojë opozita përballë qeverisë.

Berisha pak ditë më parë tentoi të mblidhte grupin parlamentar për të diskutuar agjendën e opozitës, por i shkuan në mbledhje vetëm 12 deputetë dhe tani thirri Këshillin e ngritur prej tij, pasi në gjykatë figuron një tjetër këshill.

Pritet që Berisha të mbajë një fjalë rasti dhe do artikulohet sërish ideja e protestave, por duhet të shihet nëse do kemi vetëm fjalë, apo do kemi një datë konkrete për nisjen e tubimeve.

Politike Berisha Keshilli Protesta