Politike 1 Shkurt 2022, 12:34

‘Shtëpia e Lirisë’ bën bashkë Berishën, Monën dhe Nard Ndokën; dorëzohet në KQZ kërkesa për regjistrimin

Shkruar nga Pamfleti

'Shtëpia e Lirisë' bën bashkë Berishën, Monën dhe Nard Ndokën; dorëzohet në KQZ kërkesa për regjistrimin e koalicionit

Lëvizja Socialiste për Integrim ka dorëzuar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, kërkesën e regjistrimit të koalicionit me Berishën, të zyrtarizuar tashmë me emrin “Shtëpia e Lirisë”.

Në kërkesën e dërguar në KQZ, në koalicion përfshihet dhe Partia Demokristiane e Nard Ndokës.

Sipas marrëveshjes, drejtuese politike e koalicionit është “Partia Demokratike e Shqipërisë e pëfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit”.

Ata betohen se do të ndryshojnë Shqipërinë.

Pra pas 30 vitesh në politikë, shumicën e të cilave i kanë kaluar në pushtet, Sali Berisha, Ilir Meta, Monika Kryemadhi dhe Nard Ndoka, kanë vendosur të ndryshojnë Shqipërinë.

“Ne po bashkohemi, si parti dhe si qytetarë, për t’i sjellë ndryshimin Shqipërisë.

Ne bashkohemi që të garantojmë fitoren në zgjedhjet e ardhshme dhe t’i sjellim ndryshim vendit tonë. Të gjithë e dimë që duhet ndryshim.

Shqiptarët janë të fortë, Shqipëria është e forte. Ka vetëm një njeri përgjegjës për deshtimin e Shqipërisë në 8 vitet e fundit dhe ky është Edi Rama.

Ne po ndajmë të njëjtat vlera e parime në veprimtarine e përgjithshme politike, si edhe në vizionin për geverisjen e vendit.

Dëshirojmë të koordinojme angazhimet dhe kontributin për fitoren e përbashket politike dhe prandaj vendosëm që:

1.Të formojmë një Koalicion të gjerë opozitar, dhe për të konkuruar së bashku në zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie në bashkitë Shkodër, Dibër, Durres, Rrogozhinë, Vorë dhe Lushnjë, të datës 06 Mars 2022.

2.Emri i koalicionit është “Shtëpia e Lirisë”

3.Shkronjat nistore te Koalicionit do të jenë: “SH-L“, thuhet mes të tjeraash në marrëveshjen e tyre.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Politike koalicion KQZ Monika Kryemadhi Nard Ndoka Sali Berisha