Politike 1 Shkurt 2022, 12:37

“Shtëpia e lirisë” kërkesë për regjistrim në KQZ, PD: U zyrtarizua partia e vjetër Meta-Berisha-Rama, po zbulojnë fi

Shkruar nga Pamfleti
“Shtëpia e lirisë” kërkesë për regjistrim

Pasi LSI dhe Komisioni i Rithemelimit i krijuar nga Sali Berisha zyrtarizuan koalicionin, duke dorëzuar kërkesën në KQZ për regjistrimin në zgjedhjet e 6 marsit, ka reaguar Partia Demokratike.

Në një deklaratë, PD shprehet se më në fund Sali Berisha zyrtarizoi partinë e vjetër Meta-Berisha-Rama që simbolizon gjithçka që nuk shkon në Shqipëri. Partia Demokratike evidenton kandimin e Pajtim Kryemadhit në bashkinë e Dibrës, që është kushëri me Monika Kryemadhin por njehërazi dhe bashkëshort i prokurores Belina Zeneli, që vetëm dje u shkarkua nga detyra për zvarritje të proceseve. Sipas tyre kjo i jep shpjegim dhe komunikimit të Flamur Nokës me Ulsi Manjan dhe Lindita Nikollën në parlament.

“Më në fund Sali Berisha zyrtarizoi partinë e vjetër Meta-Berisha-Rama që simbolizon gjithçka që nuk shkon në Shqipëri:
Korrupsionin; politikën e vjetër; lajmet e rreme dhe disinformimin.

Kandidimi në Dibër i bashkëshortit të prokurores që mbrojti bandën e Edi Ramës, duke mos hetuar Dosjen “184” të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër, është provokim i rëndë për çdo demokrat dibran që masakrën zgjedhore e provuan të parët në 2016.
Premtim Kryemadhi mund të jetë kushëriri i Monika Kryemadhit, mund të jetë edhe bashkëshorti i prokurores që mbrojti dhe shpëtoi nga burgu Edi Ramën dhe bandën e tij, por me PD dhe demokratët nuk ka asnjë lidhje.

Kandidimi i tij shpjegon më së miri edhe komunikimin privat të Flamur Nokës dhe Ulsi Manjës. Kandidatin e koalicionit “Non-Grata” e kanë zgjedhur bashkërisht. Ulsi Manja, nëse bashkëshortja e kandidatit të Flamur Nokës në Dibër do të zbatonte ligjin dhe do hetonte Dosjen “184”, do ishte në burg dhe jo në krye të Ministrisë së Drejtësisë.

Partia e vjetër Meta-Berisha-Rama ka 2 qëllime:
1. Të dëmtojë PD dhe demokratët;
2. Të bëhet strehë mbrojtëse për Metën dhe Berishën.
Ajo është streha për Ilirin dhe Saliun.
Zgjedh Ramën, mban Berishën dhe Metën!
Zgjedh Berishën dhe Metën dhe mban Ramën!”– thotë PD në ragimin e saj.

Koalicioni i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike me LSI-në për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit, quhet “Shtëpia e Lirisë”. Sot është bërë publike dhe logoja e këtij koalicioni, ku vihet re ngjyra blu, e kuqja dhe ndërthurja me flamurin shqiptar. Pas zyrtarizimit të koalicionit përmes nënshkrimit të një marrëveshjeje, Lëvizja Socialiste për Integrim ka dorëzuar kërkesën për regjistrim. Në koalicionin zgjedhor me PD Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit, ku mësohet se pjesë e tij do  të jetë edhe Partia Demokristiane në garën për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit.

Politike #Shtëpi e Lirisë Berisha Meta PD Rama