alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Shteti asnjë masë për zjarret, KLSH zbulon situatën kaotike dhe si po abuzohet me helikopterët

24/06/2022, 16:07
ne Anti-Mafia, Kryesore
A A

Nga 61 bashki në shkallë Republike, janë marrë të dhëna në 55 prej tyre, në të cilat raportohen 152 zjarrfikëse. Nga këto 131 në gjendje pune, 8 me defekte të vogla, 3 me defekte të konsiderueshme, 10 jashtë përdorimit dhe 36 të pa targuara…

Institucionet shqiptare nuk kanë asnjë mjet dhe asnjë plan për të përballuar zjarret. Pak ditë më parë u shkrumbua Sazani dhe u desh marrja e helikopterëve nga Greqia për të normalizuar situatën. Ndërkohë vera sapo ka filluar dhe parashikohet një periudhë e nxehtë, e cila mund të sjellë probleme në shumë zona.


-Lexo edhe:

Rama-Meta pazare me dosjet e Sigurimit/ Ja versioni fillestar i ligjit dhe si PS-LSI shtuan nenin që shpëton ish-presidentin

Pas Metës, PS plan për të nxjerrë Berishën nga Parlamenti; paralajmërohet ligj për personat që kanë qenë anëtarë të PPSH

Por edhe pse çdo vit digjen me mijëra hektarë pyje, institucionet qendore dhe ato vendore nuk kanë marrë asnjë masë. Ka qenë Kontrolli i Lartë i Shtetit, ai i cili ka kryer një auditimi të gjerë dhe ka konstatuar se situata është mjaft kaotike sa i takon mjeteve për fikjen e zjarreve. Bashkitë kanë makina shumë të vjetra, ndërsa vetëm një helikopter është në kushte pune.

Sipas KLSH, për periudhën 2004 deri më datë 10.12.2021 që përfundoi auditimi, Republika e Shqipërisë nuk ka Strategji Kombëtare për Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë, dhe vlerësimi i riskut nga fatkeqësitë në nivel qendror. “Mungesa e këtij dokumenti ka bërë të pamundur parashikimin e fatkeqësive dhe pasojave të mundshme nga fatkeqësitë, duke pamundësuar të bëhet vlerësimi i duhur i mbrojtjes nga rreziqet përkatëse dhe masat parandaluese për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë”, shprehet KLSH.

Sipas raportit, nga 61 bashki në shkallë Republike, janë marrë të dhëna në 55 prej tyre, në të cilat raportohen 152 zjarrfikëse. Nga këto 131 në gjendje pune, 8 me defekte të vogla, 3 me defekte të konsiderueshme, 10 jashtë përdorimit dhe 36 të pa targuara (pa dokumentacion). Shumë nga zjarrfikëset në dispozicion janë të vjetruara (disa që datojnë nga vitet gjashtëdhjetë), janë në gjendje të keqe dhe nuk janë të ndërveprueshme sepse janë dhuruar nga vende të ndryshme.

“Numri i zjarrfikësve profesionist për vitin 2021 është 1295. Popullsia në Republikën e Shqipërisë më 1 janar 2021 është 2,829,741 banor. Numri i banorëve/zjarrfikës për vitin 2021 është 2,185, duke kaluar 205 banor për zjarrfikës, në kundërshtim me Ligjin 152/2015 “Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin” neni 7, pika 5 – Bashkive dhe njësive administrative u mungojnë pajisjet mbrojtëse personale dhe pajisje të jashtme për shuarjen e zjarreve, si: Kostume anti zjarr, kundragaz, çizme kundra zjarrit, doreza kundra zjarrit etj. Pompa shpine gjithsej 243, nga këto profesionale 221, të zakonshme 22, fikse me pluhur 568, me CO2 92, pompa thithëse 23 dhe pompa të ndryshme 55”, shprehet KLSH.

KLSH ka konstatuar shkelje sa i takon përdorimit të helikopterëve nga ushtria. Sipas raportit, Ministria e Mbrojtjes nga 4 helikopterë gjithsej, ka në gjendje operacionale vetëm një helikopter të gatshëm, i cili është përdorur gjatë operacioneve të shuarjes së zjarreve të rëna në vendin tonë gjatë vërës së këtij viti.

“Shpenzimi prej 36,069,300 lekë për blerjen e shërbimit me dy helikopter nga shoqëria “V.H.” nga AKMC, nuk do të ishte kryer në qoftë se Ministra e Mbrojtjes do të kishte përdorur kapacitetet e veta operacionale, si dhe AKMC nuk do të ishte drejtuar Mekanizimit Evropian të Mbrojtjes Civile ERCC, për ndihmë ndërkombëtare, ndihmë e cila ka ardhur nga Shteti Hollandez me 3 mjete Helikopter dhe 76 veta personel, Republika Ceke me 2 mjete Helikopter me 7 veta personel. Gjithashtu USAID ka ofruar asistencë teknike mbi metodat e shuarjes së zjarreve në pyje me 4 veta personel, të cilët lehtësuan procesin e shuarjes së zjarreve në vatrat më kritike të vendit”, thekson KLSH.

Më tej janë gjetur shkelje me procedurat tenderuese të Agjencisë së Mbrojtjes Civile për marrjen e helikopterëve me qera. Sipas KLSH, AKMC, në ndërhyrjen për fikjen e zjarreve nga ajri në muajin gusht 2021, ka kryer procedurë prokurimi për sigurimin e dy mjeteve ajrore, pa kompetencë (tagër ligjor) të deleguar nga Ministri i Mbrojtjes. Veprim në kundërshtim me Udhëzimin e Ministrit të Ministrisë së Mbrojtjes nr. 3, datë 13.02.2015 “Për prokurimin Publik në Ministrin e Mbrojtjes, Strukturave të vartësisë dhe në Forcat e Armatosura”, dhe ligjet e tjera.

Sipas raportit, kualifikimi, shpallja fitues e operatorit ekonomik “V.H.” nga KVO, si dhe lidhja e kontratës, është kryer në mënyrë të padrejtë. “Operatori ekonomik “V.H.” shpk nuk disponon asnjë mjet të fluturimit ajror, por ka aktmarrëveshjen e datës 07.06.2020 ndërmjet Operatorit ekonomik “V.H.”shpk, dhe Kompanisë A.I.G.C Gjermani, dokument i pavlefshëm për tu marr në konsideratë pasi: Marrëveshja nuk ka të përcaktuar vlerën e qirasë. Konfirmimin që qiraja është miratuar nga autoritetet aeronautike të qiramarrësit. Konfirmimi i operacioneve të linjave ajrore dhe manualeve të fluturimit. -Dy kopje të manifestit të ngarkesës (depozitës së ujit), etj.”, thekson raporti.

Po ashtu janë gjetur dhe dëme në buxhet, pasi helikopteri është pagur dhe për rrugën që ka bërë nga Gjermania në vendin tonë. “Është likuiduar shoqëria “V.H.” për vlerën 36,069,300 lekë, për 89.06 orë pune operacionale të helikopterëve të kontraktuar për fikjen e zjarreve. Regjistri i mbajtur për orët operacionale të helikopterëve më datë 03.08.2021, pasqyron Berlin(Gjermani)-Shqipëri 11,53 orë operacionale x 405,000 lekë/ora = 4,669,650 lekë, veprim në kundërshtim me pikën 2.6 të marrëveshjes në të cilën është shprehur në mënyrë eksplicite se “Njësia mbi të cilën bëhet përllogaritja e shpenzimeve të kryera, është për orë pune operacionale ku “Kohë pune operacionale”, do të konsiderohet koha nga momenti i ngritjes së helikopterëve nga V. Baldushk-Tiranë deri në kthimin në Baldushk-Tiranë….”, shprehet KLSH./ Pamfleti

ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Dosja e zezë e maskaradës politike 30 vjeçare

Rama-Meta pazare me dosjet e Sigurimit/ Ja versioni fillestar i ligjit dhe si PS-LSI shtuan nenin që shpëton ish-presidentin

15/08/2022, 17:06
Kryesore

Pas Metës, PS plan për të nxjerrë Berishën nga Parlamenti; paralajmërohet ligj për personat që kanë qenë anëtarë të PPSH

15/08/2022, 16:04
Radiografia e islamit politik në Kosovë
Editorial

Radiografia e islamit politik në Kosovë

15/08/2022, 14:27
Fuqizimi i klanit "Xhaçka" në qeverinë e Bablokut: Si vëllai i shoqes Olta rrjep bizneset me agjencinë doganore “Elite Brokers 2020”
Anti-Mafia

Fuqizimi i klanit “Xhaçka” në qeverinë e Bablokut: Si vëllai i shoqes Olta rrjep bizneset me agjencinë doganore “Elite Brokers 2020”

15/08/2022, 13:11
“Shqipëria, zëri i Kosovës aty ku nuk përfaqësohemi”, Osmani: Koha të nënshkruajmë traktatin për të mbrojtur njëri-tjetrin në rast rreziku!
Kryesore

“Shqipëria, zëri i Kosovës aty ku nuk përfaqësohemi”, Osmani: Koha të nënshkruajmë traktatin për të mbrojtur njëri-tjetrin në rast rreziku!

15/08/2022, 12:21
Ujku, ujku, por Irfani bën kërdinë
Editorial

Ujku, ujku, por Irfani bën kërdinë

15/08/2022, 11:36
Kliko me shume
Lajmi Tjeter

Lufta e re e ideve në Evropë

E gjithë Anglia e “fiksuar” pas Armando Brojës, klubi i Premier Ligës në “sulm” për sulmuesin shqiptar

E gjithë Anglia e “fiksuar” pas Armando Brojës, klubi i Premier Ligës në “sulm” për sulmuesin shqiptar

Lajmi i Dites

Deputeti “Lavatriçe”/ Laert Duraj vazhdon e drejton Agjencinë Shtetërore Valutore te Posta Shqiptare

Deputeti “Lavatriçe”/ Laert Duraj vazhdon e drejton Agjencinë Shtetërore Valutore te Posta Shqiptare

15/08/2022, 11:15

Lajmet e fundit

Bie ndjeshëm çmimi i naftës në bursë, më lirë se para luftës; Bordi i Transparencës në “gjumë letargjik”

15/08/2022, 17:29

Meta kërcënon punonjësit e administratës: Mos firmosni asnjë shkresë për interesa të Ramës, do ju ndëshkojmë të gjithëve

15/08/2022, 17:23

Tirana, qyteti nga duhet ikur

15/08/2022, 17:21
Murinjo bën të njëjtën gjë si sezonin e kaluar, “Special One” iu blen 60 pica lojtarëve dhe stafit për suksesin ndaj Salernitanës

Murinjo bën të njëjtën gjë si sezonin e kaluar, “Special One” iu blen 60 pica lojtarëve dhe stafit për suksesin ndaj Salernitanës

15/08/2022, 17:20

Rama-Meta pazare me dosjet e Sigurimit/ Ja versioni fillestar i ligjit dhe si PS-LSI shtuan nenin që shpëton ish-presidentin

15/08/2022, 17:06
Starti më i keq i Junajtid në 101-vite, Ronaldo “simboli i të këqijave” që ka goditur ‘Djajtë’, shokët e skuadrës e largojnë dhe drekon i vetëm

Starti më i keq i Junajtid në 101-vite, Ronaldo “simboli i të këqijave” që ka goditur ‘Djajtë’, shokët e skuadrës e largojnë dhe drekon i vetëm

15/08/2022, 16:56
Currently Playing

Fortex

Fortex

00:00:08

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

    The Instagram Access Token is expired, Go to the Customizer > JNews : Social, Like & View > Instagram Feed Setting, to refresh it.

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In