Aktualitet28 Shtator 2022, 21:02

Shteti më i drejtë në botë!

Shkruar nga Pamfleti
Shteti më i drejtë në botë!

Në Shqipëri po je fakir, që merr ndonjë copë buke për mbijetesë të dërrmojnë. Po vodhe miliona euro të bëjnë hero. Ky është shteti më i drejtë në botë.

Shkruan Klodian Tomorri

1-Fusin në burg mjekun që mori 20 mijë lekë, por nuk prekin asnjë nga ata që vjedhin 100 milionë euro në vit me tenderat dhe koncesionet e shëndetësisë.

2-Fusin në burg kamerierët dhe lavazhierët për skemat e faturave fiktive, por asnjë nga ndërtuesit e mëdhenj që blejnë faturat. As emrat nuk u nxjerrin dot.

3-Fusin në burg plakën 82 vjeç për kotecin, por asnjë nga trafikantët dhe ndërtuesit e mëdhenj të kullave pa leje në Tiranë.

4-Futen gjithë Lushnjën në burg për kanalin e Bisht qethmit qe ishte 200 mijë euro gjithsej. Por nuk prekin asnjë nga ata që bëjnë batërdinë qindra milionë euro me tenderat e rrugëve.

5-Kanë mbushur burgjet me punëtorë hashashi, por trafikantët ndërkombëtarë i presin me nderime në kryeministri.

6- Futen në burg me mijëra njerëz për energjinë elektrike. Por nuk kapen dot asnjë hajdut tek tenderat e energjisë. As atëherë kur KESH zbrazi kaskadën në mënyrë kriminale për të shkëmbyer energjinë ditën me natën me privatin.

7-Donin të fusnin në burg gazetarët për dokumentet e hakeruara nga iranianet. Por nuk arrestuan asnjë nga përgjegjësit te AKSHI. Madje vazhdojnë ti japin miliarda kontraktorit privat përgjegjës për sigurinë kibernetike. Sepse ajo është kompania e oborrit.

Morali këtu është kështu. Në Shqipëri po je fakir, që merr ndonjë copë buke për mbijetesë të dërrmojnë. Po vodhe miliona euro të bëjnë hero. Ky është shteti më i drejtë në botë.

Ah po. E ka fajin llumi i drejtësisë dhe policët e korruptuar. Kush mendon ndryshe e faltë Zoti.

Forum #Më i drejtë në botë Shteti