alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

 ”Shtigjeve të hershme të Historisë” e Luan Ramës, një vështrim emocionues i kapërcyellit të shoqërisë njerëzore

25/04/2020, 20:54
ne Kulture, Letersi
A A
 ''Shtigjeve të hershme të Historisë'' e Luan Ramës, një vështrim emocionues i kapërcyellit të shoqërisë njerëzore

 ''Shtigjeve të hershme të Historisë'' e Luan Ramës, një vështrim emocionues i kapërcyellit të shoqërisë njerëzore

-Lexo edhe:

Një ditë do vinte, por brenga është e madhe…

Arti në zi, ndahet nga jeta kineasti Kristaq Dhamo

”Shtigjeve të hershme të Historisë”, që ka parë dritën e botimin pak ditë më parë në Tiranë është libri më i ri i shkrimtarit, kineastit, publicistit, dipllomatit dhe studjuesit Luan Rama.

Shkruan Aleko Likaj


            Pa dyshim që Luan Rama është dhe mbetet në këto vitet e fundit një nga studjuesit më në zë e cilësor të fushës së kulturês sonë kombëtare.

            ”Ky libër është thjeshtë një panoramë e atyre ngjarjeve e personazheve që personalisht më kanë lënë mbresa të veçanta siç janë jetët e profetëve, mendimtarët e parë të njerëzimit apo trubadurët si Homeri, ungjijtë dhe tekstet apokrifë të kristianizmit, ngjarje që lidhen me Shqipërinë që nga luftrat e Cezarit dhe Pompeut tek luftrat mes normandëve dhe bizantinëve në trojet shqiptare. Dashuria për librin, puna me bibliotekat, zbulimi i fakteve të reja historike, është një ngazëllim më vete dhe bibliografia e këtij libri e dëshmon këtë”, thotë vetê autori në parathënien që shoqëron librin.

            Në veprën që kemi në duar ndesh e lexon, por edhe shijon me një kënaqësi të veçantë një gamë të gjërë nga bota e bëma e personazheve historikë, me një gjeografi admiruese për atë periudhë që përfshin jo vetëm mesdheun, por deri pranë lindjes së largët. Kryesisht  nga ata që na ka ofruar historia si lëndë nëpêr bangat e shkollave, dhe që i kemi ndjekur, të cilat i referohen kapërcyellit të shoqërisë njerëzore nga fundi i epokës para erës sonë në fillimet e erës së re. Luftra, beteja që hynë në histori, ndryshime kufijsh, heronj popullorë dhe pushtetarë tiranë e megjithatë, dhe në atë mugëtirë kohërash të rënda, njeriu i thjeshtë, shpirti human ka adhuruar gjithnjë të mirën, të bukurën, dashurinë njerëzore dhe ka ecur përpara drejt dritës së largët të ardhmërisë së tij për të ardhur deri në ditët tona.

            Me shume interes me duket mua, është edhe fakti që autori ka sjellë aty, si për të mbushur një lloj boshllëku, histori, jetë nga vetë bota religjoze, parë këto nga një kënd realist, larg dogmave që qarkullojnë zakonisht për ta, dhe në funksion të besimeve.

Kështu përveç Jezusit e Muhametit, aty gjen Maria Magdalenën, Apostullin Pavël ( Pali ), Juda Iskarioti e të tjerë që zënë faqe të rëndësishme në vepër. Por edhe për luftrat e Cezarit dhe Pompeut në brigjet e Ilirisë, për normandët që luftuan kundër bizantinëve me rrethimin e kështjellës së Dyrrachium-it, rrethimi i parë i një kështjelle në historinë e Europës, apo për “Paqen e Devollit” dhe luftrat e Charles I d’Anjou, mbreti i Napolit por për një kohë dhe i Shqipërisë, i cili luftoi kundër bizantinëve në trojet shqiptare.

             Studjuesi Rama ka mundur që të qëmtojë e të përzgjedhë për një kohë tepër të gjatë në një mënyrë sistematike, në arkiva e biblioteka pariziene dhe në vënde të tjera të Europës, me durimin e pasionin e një studjuesi e krijuesi me shumë përvojë në këto fusha, një sërë dekumentesh arkivore për ti sjellë tek lexuesi.

            Ajo që bie në sy në këtë vepër, ka të bëjë me vetë raportin e ftohtë e qendrimin që mban autori me vetë spektrin e ngjarjeve që përfshihen në vëllim, duke ruajtur raportet shkencore të një studimi. Këtë e tregojnë më së miri edhe vetë referencat ku bazohet, edhe pse logjika e studjuesit në këtë rast është primare, por gjithmonë duke e ruajtur atë raport.

Natyrisht, e gjithë vepra shquhet për stilin dhe gjuhën figurative që përdor autori, duke na i dhënë edhe artistikisht, përpos karakterit zyrtar të studimit që përmban ngjarja e subjekti.

 Kjo e bën librin më të afërt me lexuesin e botën shkencore, që mund ta shfletojë e ti referohet asaj.

             Përvoja si krijues e Luan Ramës do të thosha, se ka mundur që ti japë një vlerë nominuese veprës në fjalë, e ta dallojë më së miri atë në fushën e botimeve të fundit të kësaj fushe.

            Por ”Shtigjeve të hershme të historisë” është vetëm një pjesë e punës voluminoze që shkruajtur e botuar Luan Rama. Një sërë librash e botimesh të tjera me nerv shkencor, shpesh kanë qenë edhe objekt i Akademisë sonë të Shkencave e anëtarëve të saj, me promovime e analiza të thella që ka organizuar në salla e auditore ajo, siç ishte edhe më i fundmi rast, ai i mezit të shtatorit të kaluar në këtë institucion, ku autori promovoi tre libra  me studime e përkthime mes shumë të pranishmëve nga intelektualë, akademikë, e shoqëria shqiptare, duke i bërë kështu  një vlerësim maksimal, punës së palodhur e krijimtarisë së studjuesit Rama.

            Me një bum të lartë botimesh në këto vitet e fundit, autorin e ”Shtigjeve të hershme të historisë” e bëjnë që të ndjehet krenar për çfarë ka dhënë dhe përcjellë, për vlerat tona kombëtare si studjues, publicist, krijues e përkthyes…mbi dyzet vëllime të spektrit të gjërë, mbi të cilat u ndalëm edhe në këtë shkrim. Dhe këtu do të përmend disa prej tyre, që autori përveçse në gjuhën shqipe i ka botuar edhe në gjuhën frënge në Shtëpitë Botuese  pariziene për lexuesin e gjërê francez, si,  Durazzo-t, dozhët e purpurt, mbi familjen Durazzo, e emigruar më 1389, e cila i dha Republikës së Gjenovës 9 dozhë.

Botimet Ideart, Tiranë, 2007, Shqipëria e konsullit Auguste Dozon, Jean Moreas, poeti nga Morea, ese mbi poetin arvanitas dhe themeluesin e simbolizmit francez Jean Moreas, Botimet Globus R, Tiranë, 2009. Më quajnë Dora d’Istria, Botimet Albas,  En Grèce, avec les Arvanites, përkthyer në frëngjisht, Les Livres Rama, Tiranë, 2018.

            Është me vënd që të theksoj dhe të shpresoj, se një pjesë e mirë në fushën e studimeve të autorit Luan Rama, mund që të përfshihet edhe në programin e shkollave tona në Atdhe, sepse i shërbejnë në rradhë të parë, edukimit e formimit të brezave të rrinj. Dhe përveçse kanë një karakter njohës për botën që na rrethon, rrugëtimet e raportet e saj, përmbi të gjitha kanë edhe një karakter të fortë kombëtarë.

            Kjo realisht, është në dorë të vetë Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës, por edhe studjuesve e pregatitësve që merren me hartimin e programeve të saj.

ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Kryesore

Një ditë do vinte, por brenga është e madhe…

14/08/2022, 19:40
Kulture

Arti në zi, ndahet nga jeta kineasti Kristaq Dhamo

14/08/2022, 15:50
Pse na duhet miqësia e vërtetë
Kulture

Pse na duhet miqësia e vërtetë

14/08/2022, 14:19
Kulture

Shfaqja 388-vjeçare që vazhdon të jepet edhe sot

13/08/2022, 17:01
Librat që ndryshuan botën
Kulture

Librat që ndryshuan botën

13/08/2022, 8:38
Seminari i Gjuhës Shqipe pa pjesëmarrës nga Rusia
Aktualitet

Seminari i Gjuhës Shqipe pa pjesëmarrës nga Rusia

12/08/2022, 14:47
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Rama nxiton të "festojë" largimin e Kurtit nga posti i kryeministrit: Rrugëtim të mbarë për qeverinë e re në Kosovë!

Rama jep porositë për të dielën: Nesër dalin vetëm nënat me fëmijë, ne burrat punë shtëpie

Situata po del sërish jashtë kontrolli/ Ditari i një të ngujuari, e Shtunë, 25 Prill 2020

Situata po del sërish jashtë kontrolli/ Ditari i një të ngujuari, e Shtunë, 25 Prill 2020

Lajmi i Dites

Gati prangat/ “Irfani i Tmerrshëm”, 7.8 milionë Euro evazion me fondacionin e bamirësisë “FAB”

Gati prangat/ “Irfani i Tmerrshëm”, 7.8 milionë Euro evazion me fondacionin e bamirësisë “FAB”

14/08/2022, 9:01

Lajmet e fundit

Rusia bilanc katastrofik, ushtria ukrainase shkatërron brenda ditës 19 tanke dhe makina të blinduara

14/08/2022, 21:02
Lacio e nis me këmbën e mbarë sezonin në Serinë A, bardhekaltërit “shndërrohen” në pjesën e dytë dhe bëjnë përmbysjen e madhe ndaj Bolonjës

Lacio e nis me këmbën e mbarë sezonin në Serinë A, bardhekaltërit “shndërrohen” në pjesën e dytë dhe bëjnë përmbysjen e madhe ndaj Bolonjës

14/08/2022, 20:47

Trump kërkon kthimin e dokumenteve: FBI mori dosje që nuk mund të sekuestrohen, kanë të dhëna private

14/08/2022, 20:38

Hapat/ Si do zbërthehet dosja e Ilir Metës dhe rruga që do ndiqet për t’i mbyllur dyert e Bashkisë së Tiranës dhe Parlamentit

14/08/2022, 20:22
Bajerni nuk fal, vulos çdo gjë që në pjesën e parë, Sadio Mane i anulohen 2 gola

Bajerni nuk fal, vulos çdo gjë që në pjesën e parë, Sadio Mane i anulohen 2 gola

14/08/2022, 20:07

Fotoja nga Velipoja/ Dashnor Sula akuza Ramës: Ke privatizuar plazhet, nuk ka një centimetër hapësirë publike

14/08/2022, 19:58
Currently Playing

Fortex

Fortex

00:00:08

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

    The Instagram Access Token is expired, Go to the Customizer > JNews : Social, Like & View > Instagram Feed Setting, to refresh it.

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In