Sport25 Janar 2023, 16:31

Shtohen akuzat ndaj Dani Alvesh, mbrojtësi brazilian nuk ka ngacmuar seksualisht vetëm një femër

Shkruar nga Pamfleti
Shtohen akuzat ndaj Dani Alvesh, mbrojtësi brazilian nuk ka ngacmuar

Shtohen akuzat ndaj Dani Alvesh, mbrojtësi brazilian nuk ka ngacmuar seksualisht vetëm një femër

Gazeta spanjolle “La Vanguardia” zbuloi këtë të martë se numri i viktimave të sulmit seksual të Dani Alveshit mund të rritet në dy. Kjo pasi një dëshmitare dhe mike e vajzës që ka akuzuar lojtarin brazilian për përdhunim thotë se edhe ajo është ngacmuar nga mbrojtësi.

E reja thuhet se i ka thënë policisë se Dani Alvesh ka tentuar t’i afrohet, duke e kapur me dhunë dhe duke i vënë dorën në zonat e saj intime. Kjo dëshmi përkon me versionin e viktimës fillestare, e cila pretendonte se lojtari 39-vjeçar e ka pa pëlqim.

Dani Alvesh u arrestua të premten e kaluar, duke u mbajtur në paraburgim dhe pamundësinë e lirimit me kusht, pas kërkesës së Prokurorisë Publike spanjolle dhe avokatit të prokurorisë, masë e pranuar nga gjyqtari përgjegjës i çështjes.

Sport Dani Alvesh mbrojtësi brazilian