Bota16 Prill 2019, 16:53

Shtohen rastet me fruth, trefishohet numri i të prekëve, mes shteteve edhe Shqipëria

Shkruar nga Pamfleti
Shtohen rastet me fruth, trefishohet numri i të prekëve, mes shteteve

Shtohen rastet me fruth, trefishohet numri i të prekëve, mes shteteve edhe Shqipëria

Në mbarë botën, në tre muajt e parë të vitit 2019 raportohet të jetë trefishuar numri i rasteve të fruthit krahasuar me një vit më parë.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë kontinenti i Afrikës ka përjetuar rritjen më madhe me 700 për qind, ndjekur nga Mesdheu Lindor me 100 për qind dhe Europa me 300 për qind,.

Gjatë kësaj periudhe janë raportuar mbi 112 mijë të infektuar me virusin e fruthit shpesh vdekjeprurës. Autoruitete dyshojnë se raportimet nuk janë të sakta dhe se janë publikuar vetëm një e dhjeta e pacientëve.

Në Shqipëri janë raportuar mbi 137 raste deri në muajin shkurt, ndërsa gjatë vitit 2018 u rapotuan mbi 1,400 pacientë.

Ishulli i Madagaskarit në Afrikë ka shfaqur pasojat më të rënda, ku 1,200 fëmijë dhe të rritur kanë humbur jetën si pasojë e mosmarrjes në kohë të vaksinës. Ky virus mund të merret përmes frymëmarrjes edhe dy orë pas largimit të një të infektuari nga ambientet e brendshme. Virusi i fruthit shkakton komplikacione të rënda në mushkëritë dhe trurin e njeriut.

Virusit vdekjeprurës mund t’i jepet fund me anë të vaksinimit në kohë. Vaksinat ndaj sëmundjes infektive kanë efikasitet të lartë dhe prej dy dekadash kanë shpëtuar çdo vit mbi 1 milionë jetë, por grupe të caktuara sociale vijojnë të mbeten skeptikë rreth tyre dhe madje vënë në dyshim dobinë që ato kanë tek njerëzit, kryesisht moshat e vogla.

Shumë vende të Europës dhe SHBA e kanë bërë të detyrueshëm vaksinimin e fëmijëve nga fruthi apo sëmundje të tjera infektive. Për këtë ata kanë marrë  masa duke i detyruar prindërit apo kujdestarët, ose në rast të kundërt do të përballen me gjoba ose duke i’u ndaluar të arsimohen fëmijët poshtë moshës 6 vjeç të cilët nuk kanë marrë vaksinimin.

Bota Fruthi OBSH Shqipëria