Sport21 Tetor 2022, 20:38

Shtohen zërat për përjashtimin e Iranit nga Kupa e Botës, FIFA merr vendimin të dielën

Shkruar nga Pamfleti
Shtohen zërat për përjashtimin e Iranit nga Kupa e Botës,

Shtohen zërat për përjashtimin e Iranit nga Kupa e Botës, FIFA merr vendimin të dielën

Zërat për përjashtimin e Iranit nga Kupa e Botës po shtohen gjithmonë e më shumë dhe tani në FIFA po marrin seriozisht në konsideratë një vendim të fortë, sidomos pas kërkesës zyrtare të një pjese të futbollistëve iranianë. Ky vendim do të merret ditën e diel.

Protestat e shumta dhe shpesh të dhunshme, për më shumë liri, barazi e drejtësi, janë në thelb të kërkesës, teksa për këtë situatë, futbollistët iranianë kanë dalë me një deklaratë zyrtare, ku i kanë kërkuar FIFA-s përjashtimin e vendit të tyre nga Kupa e Botës “Katar 2022”.

E nëse qeveria botërore e futbollit merr një vendim të tillë ekstrem, vetëm një muaj para startit të Botërorit, atëherë ata që do të marrin vendin e Iranit në Katar, janë Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kjo pasi FIFA është e detyruar ta zëvendësojë shtetin e përjashtuar me një përfaqësuese tjetër që bën pjesë në po atë konfederatë, konkretisht në konfederatën aziatike.

Sport FIFA kombëtarja e Iranit Kupa e Botës