Kosova28 Janar 2023, 19:45

Shtohet misteri për plagosjen në Fushë Kosovë, gjendet i vdekur personi që qëlloi ndaj nënë e bijë

Shkruar nga Pamfleti
Shtohet misteri për plagosjen në Fushë Kosovë, gjendet i

Shtohet misteri mbi plagosjen e ndodhur sot në Fushë Kosovë, ku u qëllua me armë zjarri ndaj nënës dhe vajzës së saj. Autoritet e Kosovës raportojnë se autori që dyshohet se hapi zjarr ka ndërruar jetë.

Sipas autoriteteve, ai u gjet me dy plagë pistolete në trup i shtrirë në një arë dhe u dërgua në spital, por më pas ndërroi jetë. Misteri është se si u qëllua ai me armë zjarri.

Dyshimet paraprake janë se ngjarja ka ndodhur pas një sherri për motive pronësie. Gratë kanë qenë në makinë kur është hapur zjarr ndaj tyre.

Sipas mediave në Kosovë, të dyja janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës teksa nëna, e lindur në vitin 1959, është duke kryer një operacion kirurgjik si pasojë e plagëve të marra në stomak dhe në ekstremitete. Kurse e bija e saj, e lindur në vitin 1979, ka marrë lëndime të lehta në duar.

Prishtine Kosove Plagosje Prishtine