alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Shtohet numri i të sëmurëve me zemër, rriten shtrimet në spitale, vaksinimet bien me 85%

27/06/2022, 7:24
ne Shendeti
A A
Shtohet numri i të sëmurëve me zemër, rriten shtrimet në spitale, vaksinimet bien me 85%

Shtohet numri i të sëmurëve me zemër, rriten shtrimet në spitale, vaksinimet bien me 85%

Numri i të shtruarve në spitalet publike është rritur për periudhën janar – prill 2022. Në këtë periudhë shtrimet e pacientëve janë rritur 17,5 % në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas treguesve të monitorimit financiar për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për 4 mujorin e parë të këtij viti numri i pacientëve të shtruar në spitale ishte 86,392 pacientë, nga 73,556 pacientë që ishin vjet.


Sipas treguesve, numri i pacientëve të trajtuar në kardiologji është rritur me 42% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021. Ndërsa në raport me 2020, kur nisi pandemia, shtrimet nga të sëmurët me zemër janë rritur 76%.

Në periudhën janar-prill 2020 shtrimet në spitale ranë për shkak të frikës nga inflektimet e Covid-19. Sakaq mjekët paralajmëruan se pas pandemisë do të ketë rritje të interventeve kirurgjike në zemër, për shkak të problemeve post Covid-19 që duhet të trajtoheshin në kohë.

“Sëmundja e Covid-19 lë pasoja afatshkurtër dhe afatgjatë në disa sisteme e organe të  cilat duhen trajtuar në kohë. Ndër pasojat post-Covid-19 janë problemet metabolike dhe ato kardiake, të cilat shpesh çedojnë në probleme dramatike të cilat kanë nevojë për ndërhyrje të tilla si bypass-e, e stente koronare”, pohoi më herët për Monitor mjeku Ilir Allkja.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Në këtë periudhë ka pasur edhe rritje 4% të shtruarve në spitalet psikiatrike. Mjekja psikiatër në QSUT, Fatime Elezi tha për “Monitor” se shtrimet janë rritur nga përdorimi i lëndëve narkotike i të sëmurëve kronikë mendorë që lenë spitalet.

-Lexo edhe:

Personat që pinë këto ilaçe nuk duhet të qëndrojnë në diell

Këta persona nuk duhet të pinë kafe, ju rrezikohet shëndeti

“Rritja e shtrimeve në spitalet psikiatrike nuk është e ndikuar nga Covid-19. Në spitalet psikiatrike gjithmonë shfaqet kjo tendencë, numri i pacientëve herë ulet dhe rritet. Kjo pasi disa pacientë kronikë të shtruar në psikiatri që përfundojnë mjekimin, rikthehen sërish për shtrime, pasi gjendja e tyre përkeqësohet nga përdorimi i substancave narkotike”.

Znj. Elezi thekson se frika dhe ankthi ishin simptomat kryesore që u shfaqen te të sëmurët me Covid-19 apo përjetimit kur infektoheshin familjarët e tyre. “Këto simptoma u trajtuan nga shërbimet ambulatore. Në psikiatri deri tani nuk kemi shtrime të pacientëve me probleme mendore për shkak të Covid-19”, nënvizon psikiatria Elezi.

Mjekët psikiatër të shërbimit parësor kanë pranuar se pas ngjarjes të tërmetit shtimi i pacientëve më shenja ankthi dhe paniku u rrit në vend. Më shfaqjen e pandemisë numri i pacientëve që vuanin nga ankthi është në rritje.

Shtohen depistimet për kancer

Ndryshe nga vitet 2020-2021, këtë 4-mujor janë rritur kontrollet e grave për kancerin e gjirit dhe të mitrës. Për këtë vit depistimet e kancerit të gjirit janë rritur 54% dhe të kancerit të mitrës 31%. Në 4 mujorin e parë të 2022 ka shtim 9% edhe të pacientëve të trajtuar me radioterapi.

Mjekja Onkologe Silvana Çeliku theksoi më herët se për shkak të frikës nga infektimet me Covid-19  në 2020, por edhe vitin e kaluar shumë gra hezituan të kryenin depistimet për kancerin e gjirit dhe mitrës. Sipas saj pasojat do të ndihen në shëndet, pasi Covid-19 pengoi diagnostikimet e hershme dhe rrezikon shtimin e fataliteteve për të prekurit me lloje të ndryshme të tumoreve.

Vaksinimet e Covid-19 bien 85% 

Për muajt janar-prill 2022 vaksinimet janë ulur 85% krahasuar me vjet. Për vaksinimin e popullatës në 4 mujorin e parë të 2021 u shpenzuan rreth 14 mln USD sipas të dhënave të Ministrisë të Shëndetësisë. Në total deri tani janë kryer 2,883,851 vaksinime. Në Shqipëri sipas të dhënave nga World Data janë vaksinuar 47% e popullatës, ndërsa në rang global rezulton e vaksinuar 61% e popullatës. / Monitor

ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Personat që pinë këto ilaçe nuk duhet të qëndrojnë në diell
Shendeti

Personat që pinë këto ilaçe nuk duhet të qëndrojnë në diell

09/08/2022, 7:00
Këta persona nuk duhet të pinë kafe, ju rrezikohet shëndeti
Shendeti

Këta persona nuk duhet të pinë kafe, ju rrezikohet shëndeti

06/08/2022, 7:17
Nga çfarë shkaktohet depresioni/ Çfarë zbulon studimi i fundit
Shendeti

Nga çfarë shkaktohet depresioni/ Çfarë zbulon studimi i fundit

04/08/2022, 8:00
Shqipëria me përqindjen më të lartë të njerëzve në Europë që nuk mund të ndjekin një dietë të shëndetshme!
Shendeti

Shqipëria me përqindjen më të lartë të njerëzve në Europë që nuk mund të ndjekin një dietë të shëndetshme!

03/08/2022, 8:27
A kafshoni thonjtë tuaj? Zgjidhjet më të mira për të larguar zakonin përgjithmonë
Shendeti

A kafshoni thonjtë tuaj? Zgjidhjet më të mira për të larguar zakonin përgjithmonë

03/08/2022, 7:42
Çfarë ndodh në trurin tonë kur na merr malli?
Shendeti

Çfarë ndodh në trurin tonë kur na merr malli?

01/08/2022, 8:29
Kliko me shume
Lajmi Tjeter

I ngacmuan të dashurën, mediat helene zbardhin detajet si u vra 42-vjeçari në Greqi nga katër shqiptarët

“Një person që jeton me vizionet e saj surreale, me shpresën e ringjalljes së një bote që nuk është më”

Lajmi i Dites

Kleçka e dosjeve të reja të Ilir Metës që u depozituan në SPAK

Kleçka e dosjeve të reja të Ilir Metës që u depozituan në SPAK

12/08/2022, 14:27

Lajmet e fundit

Osmani i shpreh ngushëllime Gjukanoviçit dhe malazezëve për tragjedinë në Mal të Zi

12/08/2022, 23:06

Gomonet me shqiptarë, ambasadori britanik takon Nanon: Të gjithë do kthehen në vendin e tyre, nuk do lejojmë emigrantë të paligjshëm

12/08/2022, 22:53

Zbardhet urdhri për kontrollin e shtëpisë së Trump, FBI sekuestroi 20 kuti me të dhëna sekrete; detajet si u bastis banesa

12/08/2022, 22:49
Vila e ndërtuar në Biarritz, Francë, me vlerë 5.3 milion € dhe është e regjistruar në emër të Artur Ocheretny

Ish-bashkëshortja e Putinit vila miliona euro, udhëtime dhe jetë mes luksit, si po ju shpëton sanksioneve Lyudmila (Foto)

12/08/2022, 22:29

Detajet tronditëse nga ngjarja në Malin e Zi/ 34-vjeçari vrau fillimisht fqinjën me fëmijët e saj, u ekzekutua nga një banor i lagjes

12/08/2022, 21:53

Me kërkesë të prokurorisë, gjykata konfiskon pasaportën e Zhan Mitrevit

12/08/2022, 21:53
Currently Playing

Fortex

Fortex

00:00:08

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

    The Instagram Access Token is expired, Go to the Customizer > JNews : Social, Like & View > Instagram Feed Setting, to refresh it.

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In