alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Shtohet presioni ndaj SPAK, pas SHBA edhe BE kërkon arrestime në nivele politikanësh

24/01/2023, 20:10
ne Kryesore, Politike
A A

Sot në SPAK ka shkuar ambasadorja e BE, Christiane Hohmann, e cila ka zhvilluar një bisedë me Altin Dumanin. Ajo e ka bërë të qartë se SPAK duhet të godasë në nivelet më të larta.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian janë në unison total kur vjen puna te lufta ndaj korrupsionit.


-Lexo edhe:

Tërmeti në Turqi dhe Siri, shkon mbi 8 mijë numri i viktimave; qindra mijëra persona kërkojnë strehim

Tërmeti/ Shkon në mbi 7300 numri i viktimave, të mbijetuarit në luftë me të ftohtin; mbushen spitalet

SPAK u ngrit me mbështetjen e tyre dhe tani duket se zyrtarët e Uashingtonit dhe Brukselit kërkojnë që të justifikohen milionat që u hodhën për këtë reformë. Ambasadorja amerikane Yuri Kim pak ditë më parë e bëri të qartë se SHBA pret arrestime në nivele të larta, ndërkohë duket se të njëjtën gjë kërkon dhe Bashkimi Europian.

Sot në SPAK ka shkuar ambasadorja e BE, Christiane Hohmann, e cila ka zhvilluar një bisedë me Altin Dumanin. Ajo e ka bërë të qartë se SPAK duhet të godasë në nivelet më të larta.

“Bisedë e mirë me Kryeprokurorin e ri të SPAK, Z. Altin Dumani. BE mbështet plotësisht një SPAK të pavarur dhe efektiv.  Lufta kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar mbetet çështje kyçe për avancimin e Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE”, u shpreh ambasadorja në rrjetet sociale.

Vizita e ambasadores vjen në një kohë kur sytë janë drejtuar te SPAK. Dje pati një padi për “21 Janarin” dhe kërkohet nga kjo prokurori që të zbardhet masakra me 4 të vrarë. Ndërkohë prokurorët kanë në dorë dosje të rëndësishme si ajo e “Gërdecit”, afera CEZ-DIA, afera me kompleksin “Partizani”, apo lobimet e Ilir Metës në SHBA. Po ashtu po hetohen koncesionet në shëndetësi dhe disa dosje të tjera korruptive. Si duket ndërkombëtarët po e bëjnë të qartë se SPAK këtë vit duhet të godasë fort dhe të mos mjaftohet me arrestimin e Lefter Kokës dhe Alqi Bllakos. /Pamfleti


smile
Lajmi Tjeter
Braktisi ëndrrën e futbollit për shtëpinë e barit, dënohet me burg në Angli ish-futbollisti shqiptar

Braktisi ëndrrën e futbollit për shtëpinë e barit, dënohet me burg në Angli ish-futbollisti shqiptar

“Dorian Duçka, djali i tezes i një personi të njohur”, Spartak Braho për arrestimin e ish-zyrtarit të FBI: Rama duhet të dorëhiqet

“Dorian Duçka, djali i tezes i një personi të njohur”, Spartak Braho për arrestimin e ish-zyrtarit të FBI: Rama duhet të dorëhiqet

Lajmi i Dites

Nëse SPAK “zbërthen” Gjiknurin, zbulon krimet e bëra me koncesionet e naftë-gazit; Edi Rama është pazarxhiu urdhërues

07/02/2023, 9:36

Lajmet e fundit

Tërmeti në Turqi dhe Siri, shkon mbi 8 mijë numri i viktimave; qindra mijëra persona kërkojnë strehim

08/02/2023, 7:33
"Të gjitha kafshët janë të barabarta, por disa kafshë janë më të barabarta se të tjerat”

“Të gjitha kafshët janë të barabarta, por disa kafshë janë më të barabarta se të tjerat”

08/02/2023, 7:32
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Presioni ndaj Kosovës nga BE, diplomati: Gabimi i Albin Kurtit ndihmoi Serbinë

08/02/2023, 7:18
Horoskopi 8 shkurt 2023!

Horoskopi 8 shkurt 2023! Zbuloni çfarë parashikojnë yjet sot për secilën shenjë

08/02/2023, 7:06

Ndalimi i Stela Gugalljas, “VOA”: Proces gjyqësor në Vjenë për ekstradimin e një prej kokave të inceneratorëve

07/02/2023, 23:14

Një vit më parë i ati, këtë sezon e bija, vajza e Sabianit futet në shtëpinë e “Big Brother”

07/02/2023, 23:06

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In