
Rusia ka grumbulluar trupa të shumta ushtarake rreth kryeqytetit ukrainas, Kiev.
Baza ajrore Antonov e cila ndodhet rreth 15-20 milje jashtë Kievit po kontrollohet prej trupave ruse që prej mëngjesit të së enjtes.
Garda kombëtare ukrainase thotë se ka nisur një kundërsulm.
Ashtu siç edhe parashikuan zyrtarët perëndimorë të inteligjencës, sulmi rus ka përparuar shpejt, ndoshta më shpejt edhe nga sa pritej, raporton BBC.
Tanket e blinduara ruse kanë përparuar shpejt, në jug nga kufiri me Bjellorusinë dhe në veri nga gadishulli i Krimesë.
Rusia e nisi sulmin ndaj Ukrainës mëngjesin e të enjtes, duke u shpërndarë thuajse në të gjithë territorin, e duke lënë dhjetra të vdekur.