
Shtyhet debutimi i Kristiano Ronaldos tek Al-Nassr, por klubi shet të gjitha biletat për ndeshjen e nesërme
Kristiano Ronaldo nuk do të debutojë me skuadrën e Al-Nassr ditën e nesërme. Shkak është bërë një pezullim prej dy ndeshjesh që CR7 kishte marrë më 17 nëntor (Kur luante te Mançester Junajtid), pa llogaritur këtu edhe gjobën prej 50 mijë paund.
Të gjithë e mbajnë mend kur portugezi u shpall fajtor për sjellje të pahijshme dhe të dhunshme, pasi i theu telefonin një tifozi të Evertonit prillin e kaluar.
Bëhet fjalë për djaloshin Jakob Harding, ngjarje e ndodhur në tunelin e “Goodison Park”.
Rikthehemi edhe një herë te klubi arab, i cili tashmë ia arriti qëllimin duke shitur 28 mijë bileta për takimin e nesërm të kampionatit, por tifozët për të parë Ronaldon duhet të presin (Daily Mail).