Kronike 2 Shkurt 2023, 10:11

Shtyhet gjyqi për shtetasen ruse që u kap në Gramsh, 33-vjeçarja ruse refuzon ekstradimin

Shkruar nga Pamfleti
Shtyhet gjyqi për shtetasen ruse që u kap në Gramsh,

Ditën e sotme është shtyrë seanca në Gjykatën e Elbasanit për ekstradimin e 33-vjeçares ruse Svetlana Timofeeva, e arrestuar tre muaj më parë në vendin tonë nën akuzën e spiunazhit, pas sulmit në uzinën e Gramshit.

Gjyqtari ka vendosur që ta shtyjë seancën, pasi mungonte prokurori çështjes

Mësohet se shtetasja ruse ka refuzuar ekstradimin, ndërsa për këtë çështje ka reaguar edhe kryeprokurori i Elbasanit, i cili është ndalur tek arsyet se përse rusja nuk ka pranuar ekstradimin.

Svetlana Timofoeva është 33-vjeçarja ruse e cila u raportua nga autoritetet shqiptare si një nga tre personat e arrestuar në muajin gusht të vitit të kaluar, pasi kishin tentuar të hynin në uzinën ushtarake të Gramshit, duke lënduar edhe dy efektivë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Nga një kërkim në rrjet, Svetlana rezulton se prezantohet si fotografe dhe blogere, me pseudonimin Lana Sator. Fotografitë e saj janë publikuar në media të ndryshme ndërkombëtare, si CNN dhe Daily Mail.

Dhjetë vite më parë ajo udhëtonte në Rusi dhe vendet e ish-Bashkimit Sovjetik për të fotografuar bazat ushtarake të braktisura. Ndërsa në vitin 2019, fotografitë e realizuara prej saj në Katedralen e Notre Damme në Paris pas djegies u publikuan edhe në CNN.

Timofoeva u arrestua bashkë me rusin 24-vjeçar, Mikhail Zorin, dhe një shtetas me pasaportë ukrainase, të identifikuar si F.A, 25 vjeç.

Këta shtetas dyshohet se kanë filmuar baza të tjera ushtarake në Shqipëri, ndërsa disa orë pas ngjarjes, Kryeministri Edi Rama tha se të tre të arrestuarit dyshohen për spiunazh.

Një gjë të tillë do ta konfirmonte edhe Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Kronike #Shtyhet gjyqi për shtetasen ruse që u kap në Gramsh