Aktualitet 1 Shkurt 2023, 12:16

Shtyhet sërish seanca për inceneratorin e Fierit, shkak të pandehurit

Shkruar nga Pamfleti
Shtyhet sërish seanca për inceneratorin e Fierit, shkak të

Seanca paraprake për inceneratorin e Fierit është shtyrë për të tretën herë. Seanca e radhës do të mbahet më 15 shkurt në orën 09:00. Gjykata ka konstatuar se i pandehuri në kërkim Giusepe Cifalone nuk është njoftuar në formën e kërkuar nga ligji, ndaj është vendosur shtyrja e seancës.

Dy javë më parë u kërkua shkrirja e dy dosjeve për inceneratorin e Elbasanit dhe të Fierit, por Gjykata nuk ka pranuar t’i shqyrtojë bashkë të dyja çështjet. Të pranishëm në seancën e sotme paraprake për inceneratorin e Elbasanit ishin ish ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe deputeti socialist, Alqi Bllako.

Për inceneratorin e Fierit janë marrë 21 te pandehur.

Diskutimi më i madh lidhet me pyetjen se përse nuk është pyetur ende nga SPAK, Arben Ahmetaj, ish-ministër financash, i cili pas një akt ekspertize në kompjuterin e Klodian Zotos rezulton se u pagua prej tij për udhëtime luksoze jashtë Shqipërisë.

Por SPAK insiston se po heton rolin e Arben Ahmetajt në këtë pikë.

Veç kësaj prokurorët e SPAK këmbëngulin se akt ekspertiza iu dorëzua ne fund të muajit nëntor 2022 por pa përgjigje mbetet dilema se çfarë po ndodh prej kësaj kohe. Një tjetër ish-ministër Financash, Shkëlqim Cani, një ditë më parë u tregua i gatshëm për të thënë të vërtetën. Por ai tha se nuk e surprizon më asgjë.

Aktualitet inceneratori i Fierit SPAK