Sport 2 Shtator 2022, 19:00

Shtylla ndihmon Vllazninë në shtesë, Tirana merr humbjen e parë si kampione e Shqipërisë

Shkruar nga Pamfleti
Shtylla ndihmon Vllazninë në shtesë, Tirana merr humbjen e

Shtylla ndihmon Vllazninë në shtesë, Tirana merr humbjen e parë si kampione e Shqipërisë

Vllaznia ka marrë një fitore shumë të rëndësishme me shifrat 2-1 ndaj Tiranës kampione në fuqi, duke e mundur këtë të fundit në fushën e saj, për t’u konfirmuar mes pretendenteve për titullin në Superiore.

Bardheblutë ishin ata që e nisën ndeshjen më mirë, duke sulmuar në kërkim të golit, por ai do të vinte në portën e tyre, pas një penalltie të shkaktuar nga Zhivanaj, i cili la ekipin me 10 lojtarë. Marku shënoi nga pika e bardhë dhe kjo tronditi jo pak bardheblutë, të cilët shumë shpejt pësuan edhe golin e dytë me anë të Kaina.

Ata më pas u zgjuan dhe tentuan të ndryshonin fatin e ndeshjes, teksa shënuan me anë të Xhixhës, ndërsa më pas ishte Marku ai i cili u ndëshkua me karton të kuq, duke barazuar numrin e lojtarëve në fushë për të dy skuadrat. Por tentativat e njëpasnjëshme të bardhebluve nuk sollën gol dhe Vllaznia u ndihmua fillimisht nga traversa e në shtesë edhe nga shtylla, e cila ndali gjuajtjen e Patrik, duke i dorëzuar tri pikët kuqebluve.

Sport Kategoria Superiore Tirana Vllaznia