Politike27 Qershor 2018, 18:36

Shtyrja e negociatave, Rama: Opozita gënjen, ne morëm dritën jeshile për anëtarësimin në BE

Shkruar nga Pamfleti
Shtyrja e negociatave, Rama: Opozita gënjen, ne morëm dritën

Shtyrja e negociatave, Rama: Opozita gënjen, ne morëm dritën jeshile për anëtarësimin në BE

Pas vendimit të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, në samitin e Luksemburgut, për të shtyrë për në qershor 2019 hapjen e negociatave me Shqipërinë, kryeministri Edi Rama duket se ka gjetur një ide për vijimin e librit “Kurban”. Këtë e ka shprehur gjatë një takimi me anëtarët e Qeverisë.

“Nëse do vazhdoja të shkruaja vijimin e ‘Kurbanit’, do të dilnin dy vëllimë ‘Europë mu bëfsh kurban’, dhe ‘Europë t’u bëfsha kurban’”, tha kryeministri.

Sakaq, kreu i Qeverisë ka kritikuar opozitën, e cila sipas tij hodhi baltë mbi progresin e bërë nga Shqipëria.

“Së bashku me Ditmirin, qysh se Shqipëria mori rekomandimin e pastër, na është dashur të kryejmë një numër rekord komunikimesh me nivelet më të larta në shtetet anëtare. Jemi parë e dëgjuar edhe gjëra që askush nuk do ta besonte. Nëse do vazhdoja të shkruaja vijimin e “Kurbanit”, do të dilnin dy vëllime “Europë mu bëfsh kurban”, dhe ‘Europë t’u bëfsha kurban”.

Si ka mundësi që kjo opozitë të mos lërë pa kapur deputet të BE për të ndërsyer sa mundej kundër hapjes së negociatave.

Për dreqin e Shqipërisë dhe shqiptarë, jo vetëm ka mundësi, por është opozita që na ka ndjekur hap pas hapi.

Tashmë na paraqitet detyra për të vijuar me përmbushjen e detyrimeve. Data për çeljen e negociatave në Këshillin e Bashkimit Europian, nuk është imediate, por ka një hapësirë kohore ndërmjet”, u shpreh kryeministri Rama.

Politike ne morëm dritën jeshile për anëtarësimin në BE Rama: Opozita gënjen Shtyrja e negociatave