Aktualitet30 Nëntor 2018, 09:57

“Shtyu gruan, pastaj u hodh dhe vetë”! Dëshmia tronditëse nga Berati, kush është çifti i moshuar që i dha fun

Shkruar nga Pamfleti
“Shtyu gruan, pastaj u hodh dhe vetë”! Dëshmia

"Shtyu gruan, pastaj u hodh dhe vetë"! Dëshmia tronditëse nga Berati, kush është çifti i moshuar që i dha fund jetës

“Pamë që plaku e shtyu gruan dhe pak sekonda më vonë u hodh dhe vet”. Kjo ka qenë dëshmia tronditëse e një prej dëshmitarëve të ngjarjes së rëndë që ndodhi sot në Berat, ku një çift bashkëshortësh u hodhën nga kati i tetë i një pallati.

‘BW’ sjell disa dëshmi të banorëve të zonës, të cilët rrëfejnë se e gjithë skena ndodhi në bakllonin e shtëpisë. Duke iu referuar burimeve policore, Petova bënë me dije se Kujtim dhe Këze Agalliu, kishin pak muaj që ishin transferuar nga fshati Qereshnik në qytetin e Beratit, në një pallat të ri në zonën e quajtur ‘Pjeshkore’ në lagjen ‘30 Vjetori’.

Po ashtu mësohet se burri vuante nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa merrte edhe mjekime, ndërkohë që gruaja e tij, Këzja, ishte operuar dy herë për shkak të një sëmundje të rëndë. Burime policore për ‘BW’ bëjnë me dije se ka dyshime se ngjarja në fjalë ka qenë e planifikuar nga çifti, por siç duket gruaja ishte penduar në çastin e fundit, ndaj edhe ka ndërhyrë burri. Familjarët e viktimave pohojnë se ata nuk donin që të jetonin në qytet, por në fshatin e tyre.

Por duke qenë se fëmijët e tyre, 3 djemtë dhe vajza jetonin jashtë shtetit, çiftit iu kishin blerë një apartament dhe i kishin transferuar në Berat. Ndonëse burrë e grua jetonin vetëm, ata kishin edhe një shërbyese, e cila ju vinte në ndihmë.

Aktualitet Berat cifti hidhet nga pallati