Ka humbur jetën nga Covid gazetari i njohur Artjan Tepelena.
Ai punoi si gazetar dhe drejtor programacioni në disa televizione shqiptare.
Mësohet se gazetari ishte i shtruar në një nga spitalet e Covid në kryeqytet dhe ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Lajmin e trishtë e kanë bërë të ditur familjarët me anë të një statusi në rrjete sociale.
“Na ike kaq shumë para kohe e na trishtove kaq shumë o Tan. Do të na mungosh shumë i shtrenjti jonë, sidomos Fjordit dhe Mirës. Të prehesh i qetë në përjetësi Artjan Tepelena”, shkruhet në një njoftim në rrjetet sociale.
Artjan Tepelena kontribuoi me punën e tij si gazetar, pedagog i gazetarisë, kryeradaktor në RTSH, drejtor i lajmeve në TV Alba dhe së fundmi ishte pjesë e TV Scan. Ai ishte vëllai i ambasadorit shqiptar në Rumani, Ilir Tepelena.