Mëngjesin e sotëm është ndarë nga jeta në moshën 98- vjeçare ish- prokurori dhe gjyqtari i kohës së komunizmit Aranit Çela. I njohur për gjyqet dhe dënimet e shumta për agjitacion dhe propagandë, apo tradhëti ndaj atdheut, Çela ishtë një ndër prokurorët më famëkeq të kohës së komunizmit.
Arianit Çela ka marrë pjesë në 650 procese gjyqësore si dhe thuhet se ka qënë një ndër njerëzit më të besuar të regjimit komunist.
Çela është arrestuar më 3 nëntor 1993 dhe u dënua me akuzën “Për veprën penale të shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim me pasojë shkeljen e paligjshme të lirive e të drejtave themelore të njeriut dhe në dëm të jetës së personit, të parashikuara nga nenet e Kodit Penal. Pavarësisht kësaj, doli nga burgu në ngjarjet e vitit 1997.
KUSH ISHTE ARANIT ÇELA
Aranit Çela (Vlorë, 1923 apo 1924 – 2018) ishte ndër prokurorët dhe gjyqtarët më famëkeq të regjimit komunist. Për kontributin e tij në mbi 650 procese politike historianët e cilësojnë si Vishinski i komunizmit në Shqipëri.
U lind në Vlorë 1924i biri i Hysenit dhe i Eminesë, familja e tij e kishte origjinën nga Kanina. Në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare i vdes i ati, për të cilin në autobiografinë e tij të 1954 shkroi “ka qenë element alkoolik dhe shumë pak i lidhur me familjen… Familja ime ka vuajtur mjaft ekonomikisht. Kjo edhe për arsye, se sikurse thashë më lart, ka qenë element gjithë kohën sarhosh (alkoolik) dhe krejt i pakujdesshëm për familjen e vet.”
Në vitet 1935-1942 ndoqi Institutin Tregtar të Vlorës. Me ardhjen e regjimit fashist, Aranit Çela ishte ndër fëmijët të cilët kaluan një muaj pushime në Itali (Pezaro) në verën e vitit 1939. Në 17 marsin 1941 kërkon pa sukses të punësohet në Zyrën e Regjistrimit të Gjendjes Gjyqësore në Ministrinë e Drejtësisë të regjimit fashist. Në prill-maj 1942 Aranit Çela qëndron në paraburgim iu gjetën në shtëpi disa trakte, por regjimi fashist tregohet zemërgjerë dhe e dënoi me kusht.
Më 10 janar 1943 bëhet anëtar i PKSH-së në organizatën e Mallakastrës, por partizan del vetëm në nëntor të këtij viti. Në korrik 1944 bën pjesë në brigadën e 14-të komuniste, e më pas, deri në mars 1945, në divizionin e 3-të komunist.
Në mars 1945-shtator 1946, Aranit Çela është prokuror ushtarak në Shkodër, në qytetin ku zhvilloheshin përditë proceset më të tmerrshme politike të kohës. Më 1946-1948 vazhdon me këtë cilësi por në divizionin e Korçës. Më 1948-1949 është ndihmësprokuror i Prokurorisë Ushtarake.
Në vitet 1949-1953 ndjek studime në fushën e drejtësisë në Bashkimin Sovjetik. Më 1953-1954 ishte nënkryetar i Degës së Hetuesisë së Sigurimit të Shtetit.
Më 1954-1955 prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.
Më 1955 – 1958 dhe 1966 – 1990 kryetar i Gjykatës së Lartë.
Më 1958 – 1966 prokuror i përgjithshëm. Më 1958 – 1991 deputet i Kuvendit Popullor dhe anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë.[2]
Arrestohet më 3 nëntor 1993 dhe dënohet me akuzën “Për veprën penale të shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim me pasojë shkeljen e paligjshme të lirive e të drejtave themelore të njeriut dhe në dëm të jetës së personit, të parashikuara nga nenet e Kodit Penal.”
Pavarësisht kësaj, doli nga burgu në ngjarjet e vitit 1997. Drejtësia e kohës e shpalli të pafajshëm dhe urdhëroi dëmshpërblimin e tij.
Aranit Çela është autori i dënimit të shumë figurave disidente të kohës së Komunizmit, duke u konsideruar si “xhelat i regjimit”.