Aktualitet14 Nëntor 2018, 13:11

‘Shullazi’, pas SHBA, vjen reagimi i fortë nga Gjermania: Askush nuk qëndron mbi ligjin, vazhdoni luftën ndaj kri

Shkruar nga Pamfleti
‘Shullazi’, pas SHBA, vjen reagimi i fortë nga Gjermania:

'Shullazi', pas SHBA, vjen reagimi i fortë nga Gjermania: Askush nuk qëndron mbi ligjin, vazhdoni luftën ndaj krimit e korrupsionit

Pas reagimit të fortë të SHBA për goditjen e të tjerë bosëve dhe kriminelëve, ka ardhur një tjetër deklaratë e ashpër. Këtë radhë apeli vjen nga Gjermania.

Ambasadorja gjermane në vendin tonë, Suzan Schutz, ka përshëndetur vendimin e Krimeve të Rënda për dënimin me 14 vite burg të Emiljano Shullazit dhe 55 vite në total për bandën e tij, duke thënë prerë se askush nuk qëndron mbi ligjin. 

Ambasadorja thotë se e ka ndjekur me shumë vëmendje procesin ndaj tij dhe thekson që drejtësia shqiptare duhet të vazhdojë të veprojë në luftën kundër krimit të organizuar.

Reagimi i ambasadores:

Ambasadroja Schütz rreth vendimeve të Gjykatës për Krimet e Rënda në procesin ‚Shullazi‘ ++

E kam ndjekur me shumë vëmendje procesin ndaj pesë të pandehurve në çështjen Emiljano Shullazi dhe përshëndes faktin që tanimë është marrë një vendim në shkallë të parë. Vendimet e Gjykatës për Krimet e rënda të bëra të ditura ditën e djeshme tregojnë, që askush nuk qëndron mbi ligjin, sikundër nënvizojnë forcën e shtetit ligjor në Shqipëri.

Është e rëndësishme që drejtësia shqiptare të vazhdojë të veprojë kundër krimit të organizuar mbi bazën e ligjit dhe të drejtës. Përmirësimi i bilancit të sukseseve në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është një nga detyrat qendrore të Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.

Aktualitet ambasadorja gjermane denimi Emiljano Shullazi