Showbiz26 Nëntor 2018, 07:29

‘Shumë skandal, katastrofë’, Alketa lë fansin me gisht në gojë me përgjigjen

Shkruar nga Pamfleti

'Shumë skandal, katastrofë', Alketa lë fansin me gisht në gojë me përgjigjen

Përveçse shumë e ndjekur në ekran të hënave mbrëma me spektaklin “Dance with me”, Alketa është shumë e ndjekur edhe në Instagram ku shpeshherë nuk ngurron t’u kthejë përgjigje komenteve të fansave. Në një prej fotove të fundit të Alketës, një ndjekës i shkruan: “Shumë skandal këmbët Alketa të vezullojnë shumë dhe i ke shumë katastrofë”, por moderatorja nuk ja ka kursyer përgjigjen.

“Jam shumë krenare për to se kanë qenë ‘Beni ecën vetë’ kur shumë të tjerë s’ishin ngritur në këmbë ende. Ndaj, janë si janë, janë aleatet e mia më të mira në një rrugëtim të gjatë, por të mrekullueshëm. Kanë shkelur rrugë me gunga, pa asfalt, kanë ngjitur e zbritur shkallë.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Vazhdojnë të pedalojnë në biçikletë drejt ëndrrash të reja… Faleminderit për vërejtjen, por s’i ndërroj dot. (Dhe nëse do të dish të vërtetën, më pëlqejnë shumë kur i shoh në pasqyrë!)”, shkruan Alketa.

Showbiz Alketa Vejsiu fansi