Lacio dhe Atalata nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 0-0 në sfidën e mbrëmjes së sotme në Serinë A. Sfida e vlefshme për javën e 23 nuk prodhoi fitues, por të dyja ekipet ndan nga një pikë. Ndeshja kishte pak raste për shënim nga të dyja krahët dhe në fund skuadrat u pajtuan me barazimin duke mos rrezikuar për të humbur takimin.
Begramaskët rezistuan pavarësisht mungesave të shumta.
Në fushë kishte edhe derbi shqiptarësh, Hysaj e Strakosha për Lacion, ndërsa Gjimshiti për Atalantën. Strakosha dhe Gjimshti luajtën të gjithë takimin, kurse Hysaj u zëvendësua nga Sarri në pjesën e dytë, por që të 3 futbollistët bënë një ndeshje pozitive. Me këtë barazim, Atalanta mban vendin e 4 me 43 pikë, ndërsa Lacio në vendin e 6 me 36 pikë.