Aktualitet26 Shtator 2022, 13:00

Shumëfishuan çmimet e pajisjeve të laboratorit, Gjykata e Apelit lë në burg 4 zyrtarët e Univeristetit Bujqësor

Shkruar nga Pamfleti

Shumëfishuan çmimet e pajisjeve të laboratorit, Gjykata e Apelit lë në burg 4 zyrtarët e Univeristetit Bujqësor

Zyrtarët e përfshirë në abuzimin me tenderin e laboratorit të sigurisë ushqimore në Universitetin Bujqësor të Tiranës janë lënë në burg.

Gjykata e Tiranës ka hedhur poshtë kërkesën për ndryshim mase të: Ali Rasha, Drejtor i Fermës Didaktike Eksperimentale; Tahir Ballgjini, Përgjegjës i Sektorit të Bujqësisë; Rushit Suna, Specialist i sektorit të bujqësisë; Ahmet Mejdani, Magazinier në magazinën qendrore të UBT. Të katërt akuzohen për abuzim me paratë publike dhe manipulim të vlerave të pajisjeve nëpërmjet tenderit.

Ata duhej të blinin pajisje për të ngritur laboratorin e sigurisë ushqimore pranë fermës së Universitetit Bujqësor në Kamëz, por i 30-fishuan çmimet në mënyrë që të përfitonin.

‘Pamfleti’ publikoi dosjen e tenderit dhe rezultonte se një blender është blerë me paratë e Universitetit për 120 mijë lekë, por në realitet kushton jo më tepër se 30 mijë lekë.

Pajisjet janë marrë në dorëzim me fatura të manipuluara në krahasim me vlerën e tregut. Zyrtarët publikë përcaktonin fituesin e tenderave dhe kryenin hyrje-dalje fiktive të mallrave në magazina.


smile

Aktualitet Burg Gjykata e Apelit universiteti bujqesor zyrtarët